Operacion i madh në Itali, në kërkim grupi shqiptar që furnizonte me kokainë bosin e mafias
Autoritetet policore italiane në bashkëpunim me Xhandarmërinëfranceze kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm një operacion të përbashkët të koduar"Ponente forever", i cili ka çuar në 46 masa ndalimi e sekuestrimin enjë pasurie me vlerë mbi 900 mijë euro.
Personat e ndaluar akuzohen për trafik droge, trafik armësh,riciklim e favorizim në fshehjen e një bosi të mafias së Ndranghetas i kërkuar nga drejtësia dhe tënjë narkotrafikanti francez në lidhje me një familje mafioze kalabreze me banimnë Costa Azurrën franceze.
Hetimet policore në dy shtete kanë zbardhur një rrjettrafiku droge e armësh mes Italisë, Francës, Belgjikës dhe Hollandës. Janëdokumentuar shitje e blerje droge e çdo tipi e armësh lufte të tipit Scorpion e AK 47 kallashnikov.
Mes trafikantëve të drogës është identifikuar një gruptrafikantësh shqiptarë që i furnizonin në sasi të madhe kokaine e për llogari tëmafias kalabreze Ndrangheta. Autoritetet policore kanë zbardhur se bosi i kërkuarnga drejtësia italiane, Carmelo Sigro kaudhëtuar vetë drejt Francës për të marrë në dorëzim 11 kg kokainë të furnizuarnga grupi i shqiptarëve.