Tensionet politike, ambasadorët zbarkojnë në zyrën e PD

Ora 15:05 - Mbërrin zv.ambasadorja amerikane Leyla Moses

E para që ka mbërritur në selinë blu është zv.ambasadorja amerikane Leyla Moses

https://youtu.be/tC5W4o_pWgc

Ora 12:38 - Ambasadoret te kryetari i PD, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të takohet me ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim, dhe ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca.

Burime bëjnë me dije se takimi do të zhvillohet në orën 15:30 në selinë e Partinë Demokratike.

Mësohet se i pranishëm do jetë gjithashtu zv.ambasadorja amerikane Leyla Moses, dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman.

Ky takim zhvillohet një ditë pas mbledhjes së Këshillit Politik, ku sërish mazhoranca dhe opozita nuk gjetën dakordësi për koalicionet dhe listat e hapura 100%.

Lexo edhe: ‘Këshill i ri’ me probleme të vjetra: PS-PD pa dakordësi për koalicionet dhe listat e hapura 100%