Bashkimi Europian diskuton reformat e Shqipërisë, progres raportim më 6 tetor
Vendet anëtare të Bashkimit Europian kanëpërfunduar rishikimin e kornizës së negociatave të anëtarësimit për Shqipërinëdhe Maqedoninë Veriore dhe pritet që t’i diskutojnë më 6 tetor. Në këtë datë,sipas axhendës së Komisionit, mund të diskutohen edhe progres raportet përvendet kandidate.
E ashtuquajtura “Pakoja e Zgjerimit” dheprogres raportet për vendet kandidate janë futur në axhendën e Kolegjit tëKomisionerëve që javën e kaluar. Mbetet në dorën e presidentes së Komisionit,Ursual von der Layen për ta shtyrë apo ndryshuar axhendën.
As presidenca gjermane e Këshillit të BE-sënuk ka njoftuar ndonjë plan konkret për të diskutuar çështje të zgjerimit apoliberalizimin e vizave me Kosovën. Në bazë të përparimit të Shqipërisë do tëvendoset edhe për thirrjen e Konferencës së parë ndërqeveritare të negociatave,por deri atëherë, Shqipëria duhet të ketë plotësuar disa kushte, siç ështëmiratimi me konsensus i reformës zgjedhore dhe plotësimi i vendeve vakante tëGjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë me të paktën 6 anëtarë secila.Çështje të tjera janë paketa anti shpifje dhe miratimi i ligjit të ri përCensusin për regjistrimin kombëtar të popullsisë.