Detaje: Klevisi kishte ditë që vëzhgohej, si i zunë pritë 33 vjeçarit në Rrogozhinë
Detaje të reja nga vrasja e 33 vjeçari Klevis Kapllani. Ka qenë një fshatar i zonës, i cili grumbullonte qumështin e zonës që ka parë makinën me viktimën brenda dhe ka njoftuar policinë.
Dyshohet se autorët, 2 persona i kanë zënë pritë me shkurre rreth 100 metra nga shtëpia.
Banorët I kanë thënë policisë se kanë parë ditët e funditpersona të dyshintë të cilët qëndronin në hyrje të rrugicës.
Dyshohet se viktima është mbajtur nën vëzhgim nga autorëtprej disa ditësh.
Ata fillimisht I kanë zënë pritë duke vendosur disa shkurrepër të bllokuar rrugën dhe më pas e kanë ekzekutuar.
Nuk dihet ora e saktë e vrasjes por mendohet të jetë ora 23:00, 24:00 kur ai ka qenë duke u kthyer në shtëpi.
Klevis Kapllani u gjet i vdekur në makinen e tij, informon gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj.
Mendohet se janë qëlluar të paktën 10 plumba drejt tij. Ekzekutimi është kryer me silenciator.
Pista kryesore e hetimit eshte e kaluara e 33 vjeçarit në Itali ku ka qenë i dënuar deri para dy vitesh në Itali. Ai ishte kthyer dhe jetonte me prindërit, ishte i martuar dhe kishte një fëmijë.