“3 familje me një bonus qeraje. Nëse nuk vdes, nuk vjen njeri”, PD denoncon rastin e vëllezërve Llaci
Partia Demokratike ka vijuar me denoncimet me rastet efamiljeve të dëmtuara nga tërmeti.
Kësaj here zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka pasur një diskutim me vëllezërit Llaçi, të cilët janë 3 familje që marrin një bonus qiraje nga shteti, pasi shtëpia e tyre është dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.
Sipas denoncimit, ata janë të detyruar ta paguajnë vetëqeranë.
“Ne duam një përgjigje sa më të shpejtë. Kaq. Kjo lagje kanë thënë për t’u prish, të vijnë ta prishin, ose të vijnë o vlla të shohin që janë njerëzit nëpër shtëpia. Dritat ndezur në darkë që flenë nëpër shtëpia a kupton? Po sikur t’i shembet të vdesin brenda, kush do të mbajë përgjegjësinë? Mirë që s’po vijnë të na shohin dhe po na lënë kështu por duan të na çojnë dhë në Vaqarr. Fare, unë dua që kur të bëhet të jem këtu”, mësohet të ketë thënë njëri prej vëllezërve.
DENONCIMI I TRE VËLLEZËRVE LLAÇI NË KOMBINAT, BASHKIA TIRANË.
“Jemi 3 familje në një shtëpi dhe marrim vetëm njëbonus qeraje”. Me shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti, vëllezërit Llaçi nëpritje të shtetit: Po hidhem unë që të vinë ta rregullojnë. Në qoftë senuk vdes njëri, nuk kujtohen.
Pallati ku banonin Gesian Llaçi, bashkë me dy vëllezëritdhe familjet e tyre, ka pësuar dëmtime serioze dhe është klasifikuarDS4 nga komisioni i vlerësimit. Si të gjithä familjet e tjera, ata u detyruantë shpërnguleshin në shtëpi me qera, ku ̈ shteti iu dha vetëm 1 bonusqeraje, që nuk u shërben për asgjë. Gjatë bisedës me zëdhënësen ePartisë Demokratike, Ina Zhupa, ai thotë se për të paguar qeranë eshtëpisë detyrohet të shtojë lekë nga xhepi, si dhe duhet të mendojë edhepër pagesën e ujit, dritave dhe taksave për shtëpinë e shkatërruar, epabanueshme momentalisht. Ai shprehet se ende nuk ka marrë asnjë përgjigjenga instititucionet përkatëse se çfarë do të bëhet me pallatin e tyre, sidhe shumë familje të tjera janë detyruar të kthehen në shtëpitë edëmtuara në këtë lagje.
Gesian Llaçi: Jam Gesian Llaci. Ja ajo është shtëpia imeatje. Janë 3 vëllezër brenda. Marrim një qira, një bonus. Me një bonusunë shti vetë lekët që të paguajmë qeranë.
Jetmir Llaçi: Jemi 3 vëllezër domethënë, 3 kurora dhemarrim...
Gesian Llaçi: Tre kurora me një shtëpi dhe marrim njëbonus, a kupton?
Jetmir Llaçi:: Me një shtëpi, jemi me qira, paguajmë 2shtëpia.
Ina Zhupa: Ju keni qenë në një shtëpi private më parëqë e keni ndërtuar vetë?
Gesian Llaçi: Po.
Ina Zhupa: Me 3 kate që e kishit secili nga vëllezërit?
Gesian Llaçi: Jo, jo ja ku jemi atje është shtëpi emadhe.
Ina Zhupa: Çfarë dëmesh ka shtëpia?
Gesian Llaçi: Ka shumë dëme të mëdhaja. Po të futeshbrenda. T'i kemi derguar fotot, videot të gjitha.
Ina Zhupa: Cfarë ju kane thënë? Cfarë kanë thënëinxhinierët? Do shemben apo?
Jetmir Llaçi: Tani inxhinieri keto i ka nxjerrë tëpabanueshëm. Janë DS4. S’kemi ça t’i bëjmë.
Gesian Llaçi: Ne duam një përgjigje sa më të shpejtë.Kaq. Kjo lagje kanë thënë për t’u prish, të vijnë ta prishin, ose tëvijnë o vlla të shohin që janë njerëzit nëpër shtëpia. Dritat ndezurnë darkë që flenë nëpër shtëpia a kupton? Po sikur t’i shembet tëvdesin brenda, kush do të mbajë përgjegjësinë? Mirë që s’po vijnë tëna shohin dhe po na lënë kështu por duan të na çojnë dhë në Vaqarr.Fare, unë dua që kur të bëhet të jem këtu.
Jetmir Llaçi: Paguajmë detyrime, drita, ujë, të gjitha këtu edhe gjelbërim. Çfarë gjelbërimi kemi këtu? Ku e kemi gjelbërimin? Taksën e ujit e dritave, të gjithave. Në qoftë se duan ata që ne të vdesim këtu, hajde se po hipim që sot lartë. Po hidhem unë i pari dhe të vijnë, të vijnë t’i rregullojnë. Se kështu e kanë, në qoftë se nuk vdes njëri nuk vjen..nuk vjen njeri.