Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë: Nëse nuk marrim përgjigje, marshojmë drejt Tiranës
8 naftëtarë janë proceduar nga Policia e Fierit për protestën e të hënës kur ata tentuan të marrin kontrollin e raferinerisë së Naftës në Ballsh. Por ka qenë një premtim i kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen e problematikave që i ka qetësuar punonjësit e nëntokës. Për të parë hapa konkretë për pagat dhe rifillimin e punës ata kanë lënë afat 2 ditë, ose paralajmërojnë se do të mblidhen në protestë në Tiranë.
Pas protestës së tensionuar të së hënës, të cilënnaftëtarët e konsideruan një mesazh për autoritetet, punonjësit e arit të zi urikthyen sërish pranë uzinës të martën (15 shtator).
Ndryshe nga një ditë më parë, policia mungonte në derëtë uzinës dhe naftëtarët ishin paqësorë.
''Jemi në vendin e duhur, në kohën e duhur.''
Në zbutjen e toneve kishte ndikuar edhe një deklaratëe kryeministrit Edi rama se cështjen e uzinës së Ballshit e kishte diskutuar mepresidentin e Azerbajxhanit, nga ku është firma që na ka në pronësi rafinerinë.
Por përtej deklaratës në rrjetet sociale, naftëtarëtjanë mosbesues.
''Ne vajtëm 1 vit që po bredhim sa andej këndej, nuk shpresojmë. Nëse kryeministri nuk mban përgjegjësinë e duhur për deklaratat që ai bën, sigurisht që jemi të zhgënjyer.''
Naftëtarët kanë 14 paga të prapambetura dhe prej vjeshtës së kaluar janë pa punë. Për këtë ata kanë protestuar në vazhdimësi ndërsa zgjidhjen pëfundimtare e kërkojnë nga shteti.
''Do ta vazhdojmë jo për show, por nga halli, vijmë këtu për të marrë diçka, kthehemi në shtëpi më të demoralizuar se kurrë.''
Por në rast se edhe këtë herë nuk do të ketë zgjidhje, naftëtarët thonë se do të përshkallëzojnë sërish reagimin.
''Ne do shkojmë ta marrim përgjigjen në derë të ministrisë atje te ministrja.''