Yuri Kim mesazh politikës: Demokracitë janë të përgjegjshme para qytetarëve të tyre
Në ditën ndërkombëtare të demokracisë, ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim, ka një mesazh për politikën shqiptare.
Ajo shprehet se çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes.
Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se demokracitë janë të përgjegjshme para qytetarëve të tyre.
Postimi i ambasadores Kim në Twitter
''Çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike. Demokracitë janë të përgjegjshme para qytetarëve të tyre. Ata respektojnë Sundimin e Ligjit, mbrojnë jetën dhe pronën, dhe respektojnë liritë, dinjitetin dhe barazinë e çdo personi.''
Every citizen has the right to take part in the processes of democratic self-governance. Democracies are accountable to their citizens. They respect the Rule of Law, protect lives & property, & respect the freedoms, dignity & equality of every person. https://t.co/WITpEILVxw
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 15, 2020