Rrogozhinë: I zunë pritë, ky është 33 vjeçari që u gjet i vrarë brenda në Range Rover
Detaje të reja mbi 33 vjeçarin e gjetur të vrarë në makinëne tij në Rrogozhinë.
Autorët dyshohet se i kanë zënë pritë, Klevis Kapllanit. Sipas familjarëve dhe banorëve të zonës, ngjarja mund të ketë ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, por ka edhe dyshime nga Policia se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme kur 33 vjeçari ka qenë duke u kthyer nga një kafe.
Sakaq në vendngjarje janë gjetur 18 gëzhoja, prej të cilave 10 kanë prekur viktimën. Si pasojë, 33 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje
Prita ka qenë vetëm pak metra larg banesës së Kapllanit.
I riu rezulton i dënuar në Itali për trafik droge. Ai kishte 2 vite që ishte kthyer në Shqipëri ku nuk rezulton të ketë pasur dhe konflikt me persona të tjerë.
Ndërkohë dyshimet paraprake janë se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të kaluarës së tij vendin fqinj.