U dënua me 15 vite burg, Domart Konjari letër ambasadës franceze: GJKKO dha vendim të paprecedentë
Domart Konjari, i dënuar nga GJKKO me 15 viteburg për vrasjen e Devi Kasmit, i kadërguar një letër amabasadës franceze në Shqipëri, Ministrisë së Drejtësisë,Këshillit të Lartë Gjyqësor, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe mediave.
Me anë të kësaj letre, ai synon ‘t’i vërë nëdijeni këto institucione mbi shkeljet e Konventës së të Drejtave të Njeriut,shkeljen e Konventave Ndërkombëtare, shkeljen e të drejtave kushtetuese,shkeljen e të drejtave procedurale dhe ligjore të kryera si nga ana eProkurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngritjene akuzës ashtu edhe nga ana e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dheKrimit të Organizuar në gjykimin e çështjes penale në ngarkim të tij.
Ai shkruan se GJKKKO dje (14 shtator), dha njëvendim penal të paprecedent, vendim që sipas tij ka minuar të drejtat themeloretë njeriut. Konjari deklaron se konkluzionet e avokatëve nuk u lexuan nëseancën e dhënies së vendimi dhe se Gjykata dje ka ka dhënë një vendim papraninë e tyre.
Ndërkohë ai mohon akuzën e vrasjes, duketheksuar se ndaj tij nuk është regjistruar asnjëherë një akuzë e tillë nëprokurori.
“Ambasada Franceze duhet të reagojë për këto shkelje të të drejtave themelore të njeriut në dëm të Z.Domart Konjari pasi Shteti Francez e ka pajisur me Statusin e Refugjatit këtë shtetas, dhe si rrjedhojë ka për detyrë ti ofrojë një mbrojtje në bazë të Konventave Ndërkombëtare të përmendur në këtë material”, shprehet Konjari në letrën e formuluar nga avokatët.
Konjari, është marrë si i pandehur dhe është akuzuar për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve norkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” “Organizate kriminale”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Lexo edhe: Akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit, Domart Konjari dënohet me 15 vjet burg
U dënua me 15 vite burg, Domart Konjari letër ambasadës franceze: GJKKO dha vendim të paprecedentë by RTV ORA News on Scribd