“Edhe te ne vidhet, por pasi bëhet puna”, Klodiana Shala tregon historinë me politikanin kosovar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2020, 10:17
Sportistja e njohur Klodiana Shala ka qenë e ftuar mëngjesine sotëm në emisionin “Ditë e Re”, teksa ka folur edhe për përfshirjen e saj nëpolitikë.
Në një kohë që diskutonte, Shala ka treguar edhe një bisedë që ka pasur me një politikan kosovar, ish-deputet, ish-ministër.
Politikani, emrin e të cilit nuk e bëri të ditur, i kishte treguar Shalës prapaskenat e të drejtuarit të shtetit, teksa i ka vënë në dukje që edhe në Kosovë vidhet, por pasi është bërë puna, ndryshe nga Shqipëria.
“Edhe te ne vidhet, por vjedhin pasi e kanë bërë punën siç duhet bërë. Pasi bëhet puna pihet dhe kafja, kurse ju vidhni pa e bërë punën”, mësohet të jetë shprehur në batutën e tij politikani kosovar.