Zjarri te "Pompat e Ujit" në Kashar, arrestohet autori 59 vjeçar

Një 59 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pas dyshimeve se është përgjegjës për zjarrvënien në lagjen nr.2 në Kashar.

I akuzuari është identifikuar si K.Xh., 59 vjeç.

Sipas informacioneve, zjarri ka rënë në vendin e quajtur “Pompate Ujit”, nga ku është përhapur duke dalë jashtë kontrollit dhe duke djegurdhjetëra rrënjë ullinj dhe pemë frutore, në pronësi të shtetasve D. Xh., Sh. K.dhe R. K.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për  veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.