Braho: Qeveria do të kufizojë kompetencat e presidentit, mund t'ia heqë të gjitha duke e lënë vetëm simbolik
I ftuar nëOra News, juristi Ledio Braho u shpreh se qeveria do të kufizojë kompetencatkushtetuese të presidentit me ligj, çka është anti-kushtetuese.
Braho tha sekompetencat e presidenti janë të rregulluar anë Kushtetutë, prandaj nuk ka njërregullim me ligj.
Ledio Braho: Qeveria do të kufizojëkompetencat kushtetuese të presidentit me ligj, çka është anti-kushtetuese. Dy janëmomentet kryesore pse kjo iniciativë nuk duhet të shndërrohet në një ligj, epara sepse jemi në një krizë të thellë kushtetuese ku jemi në mungesë të gjykatëskushtetuese, si dhe jemi në një konflikt mes mazhorancës dhe presidentit. Kompetencate presidentit janë të rregulluar anë Kushtetutë, prandaj nuk ka një rregullimme ligj.
Për Brahon igjithë ky konflikt nuk ka ardhur për shkak të mungesë së një ligji përpresidenti, por nga shkelja e kushtetutës nga mazhoranca.
Ledio Braho: Po ashtu edheemërimet në drejtësi rregullohen në Kushtetutë, ndërsa dekretimi i zgjedhjeverregullohet në kodin zgjedhor. Prandaj nuk e kuptoj nevojën e një ligji të tillë. I gjithë ky konflikt nuk kaardhur për shkak të mungesë së një ligji për presidenti, por nga shkelja ekushtetutës nga mazhoranca. Po të shohim edhe komisionin hetimor për presidentin,që u nis me një vrull të madh, u shfry dhe doli vetëm në një këshillim. Sado ligjeqë të të bëhen presidenti mund të shkarkohet kur shkel kushtetutën. Po ashtu,parlamenti nuk ka një opozitë reale, pasi sa herë mazhorancës i duhen ligje igjen.
Brahotheksoi se mund të ndodhë që qeveria t'ia heqë të gjitha kompetencat presidentidhe ta lërë vetëm si simbol të kombit.
Ledio Braho: Mazhoranca qëka qeverisur një mandat pa gjykatë kushtetuese, nuk mund të kujtohet tani pavarësishtultimatumeve të kryetarit të parlamentit që vuri një datë për funksionimin e kësajgjykate, duke i mbushur vendet vakante me vrull dhe në mënyrë anti-kushtetuese.Mund të ndodhë që qeveria t'ia heqë të gjitha kompetencat presidenti dhe ta lërëvetëm si simbol të kombit. Kjo mund të ndodhë derisa në parlament janë numrat,por ne po flasim për një mandat normal. Por pritet që e gjithë kjo nismë të jetëpër kufizimin e kompetencave të presidentit.
Braho shtoise mazhoranca ka numrat për ndryshimet kushtetuese dhe për ndryshimet në kodin zgjedhor.
Ledio Braho: Ndryshimet kushtetuese kanë hyrë në fuqi, është detyrim çështja e listave të hapura me jo më pak se 2/3. Sa u përket koalicioneve, ndryshimet kushtetuese, pa një kod zgjedhor të ndryshuar nuk kanë efekt. Mazhoranca ka numrat për ndryshimet kushtetuese dhe për ndryshimet në kodin zgjedhor. Nëse kodi zgjedhor do të ndryshohet në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca atëherë do të kemi probleme sërish sa i përket zgjedhjeve.
Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti A. Kurti