Shahini: Jam angazhuar për bashkim kombëtar, opozita ka sulmuar prejardhjen dhe dialektin tonë

Përmes njëpostimi në facebook, ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini flet për periudhën esaj në krye të kësaj ministrie.

Shahi shprehetse kishte nderin që të shërbente drejt përmirësimit të mëtejshëm të sistemitarsimor,

"Angazhimi im në Shqipëri filloi para triviteve, kur përmes një telefonate, kryeministri më ftoi të takoj ekipin e tijpër bashkëpunim të mundshëm me qeverinë shqiptare. Unë isha aktiviste në Kosovëdhe kur advokoja për çështje të arsimit, merrja Shqipërinë si shembull që duhejndjekur, për shkak se reformat që ishin ndërmarrë nga qeveria socialiste kishindhënë rezultate të matshme pozitive.

Ndihem me fat që pata nderin të shërbej drejtpërmirësimit të mëtejshëm të sistemit arsimor, në Shqipërinë që kam dashur shumëduke e parë nga jashtë, dhe e dua akoma më fort tani që e njoh çdo cep të saj.Nga Dibra në Durrës, nga Puka në Sarandë, kam takuar dhe dëgjuar mijëra mësuesdhe nxënës, për të kuptuar se si sistemi arsimor mund të bëhet akoma mëgjithëpërfshirës, më i barabartë e me cilësor, si dhe të ofroj përvojë më tëmirë arsimore për të gjithë. Por, kam kuptuar edhe se si rreh zemra e madhe eShqipërisë, një vend që nuk gjunjëzohet, por përballon, forcohet me çdo sfidëdhe vazhdon përpara. Asnjëherë më qartë e më mirë nuk është parë kjo se sa pastërmetit dhe gjatë fillimit të pandemisë, kur njerëzit u bën bashkë dheqëndruan.

Jam krenare me punën që kemi bërë me"Paktin për Universitetin", projekti kryesor që është zbatuarndonjëherë në arsimin e lartë, i cili ngërthen në vetvete investimet nëinfrastrukturë, ndërhyrjet në cilësi të arsimit, si dhe pjesën financiare mebursat dhe përgjysmimin e tarifave, efektet e të cilave u ndjenë nga mbi 90mijë studentë."

Shahinithekson se kritikët më kanë cilësuar si ministre teknike, por të gjithë e dinëshumë mirë se angazhimi i saj ka qenë politik.

"Sivjet, kemi siguruar edhe qasjen nëplatformën antiplagjiaturë për të gjitha universitetet publike. Fatkeqësisht,kjo platformë nuk është përdorur akoma sa duhet. Ekziston një mospërputhje mesnevojës për të ruajtur autonominë akademike në universitete dhe mënyrën se siuniversitetet e kanë përdorur këtë autonomi, shpesh në kundërshtim mepërpjekjet për rritje të cilësisë së arsimit. Duhet të gjendet mënyra për tëdetyruar universitetet që të sigurojnë integritet akademik. Ky është njëpremtim që ia kemi dhënë studentëve dhe forma e vetme për të bërë kapërcimin nëpërmirësimin e cilësisë së arsimit.

Kritikët më kanë cilësuar si ministre teknike,por të gjithë e dinë shumë mirë se angazhimi im ka qenë politik. Kam treguarpërgjegjshmëri të lartë politike kur kam njoftuar kryeministrin në korrik seunë nuk mund të vazhdoj edhe për një mandat tjetër larg familjes, rrjedhimishtnuk duhet të mbaj një post kaq të lartë politik para betejës së madhe së PS përmandatin tjetër, të cilin duhet patjetër ta marrë nëse e duam Shqipërinë të ecipërpara.

Gjithashtu, bashkimi kombëtar nuk ështëçështje teknike, ndaj angazhimi për të, siç jam angazhuar unë, është angazhimpolitik. Kurajo që ka treguar kryeministri dhe Partia Socialiste, për tëpërfshirë aktivistë politikë nga Kosova në qeverisjen në Shqipëri, tregonpërkushtimin për një bashkëpunim të thelluar kombëtar shqiptar."

Po ashtu,Shahini shton se ka qenë e paimagjinueshme për të që opozita do të ngrihej ngadita e parë të sulmojë prejardhjen dhe dialektin tonë.

"Jam zhgënjyer me të gjithë ata që kanëpunuar kundër këtij projekti të madh. Ka qenë e paimagjinueshme për mua qëopozita do të ngrihej nga dita e parë të sulmojë prejardhjen dhe dialektintonë. Të thuhet se shqiptarët që flasin dialektin Kosovar (apo verior) janë mëpak inteligjent apo me pak të mençur, është epitomi i racizmit. Natyrisht,s'mund të quhet racizëm se jemi i njëjti komb, por që janë përdorur taktika tënjëjta, kjo nuk mund të mohohet.

Beteja politike ditore mes partive nuk guxontë dëmtojë marrëdhëniet mes shqiptarëve. Për këtë arsye, unë nuk do të ndalojkurrë së punuari drejt afrimit të kombit tonë. Është dhurata më e mirë që mundt'ia lëmë gjeneratave që vijnë.

Unë, do të angazhohem gjithashtu edhe për tëmajtën: një të majtë të re dhe demokratike, përkundër të majtës së vjetër dhepopuliste. Një të majtë që ngërthen më thellë diskursin feminist se sa vetëm nëpërfaqësim të grave në qeverisje, që Partia Socialiste e ka bërë shumë mirë,por që nuk mjafton për ta luftuar patriarkalizmin.

Do ta mbështes ministren e re Evis Kushi edhepërtej dorëzimit të punës, që të sigurojmë vazhdimësi të projekteve kryesore,si dhe do të jem gjithmonë në dispozicion për çfarëdo lloj kontributi që mundtë ofroj për qeverinë shqiptare."