Aksident i rëndë në Novoselë, ndërron jetë shoferi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2020, 20:16
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjene sotme pranë Novoselës.
Makina ka dalë nga rruga si rrjedhojë e shpejtësisëse lartë dhe ka përfunduar në një kanal pranë rrugës.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të përplasjes.
"Rreth orës 19:30, në aksin e vjetër rrugor Panaja–Vlorë, pranë vendit të quajtur “Shamogjin”, një automjet i markës Hundai ka dalë nga rruga. Si pasojë, drejtuesi i mjetit shtetasi Fatos Hoxha, 55 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë, ka ndërruar jetë." - njofton policia.
Ai ka qëndruar për disa minuta i bllokuar në automjet derisa e kanë nxjerrë pak minuta më parë forcat e policisë dhe forcat zjarrfikëse.
