Bojkotohet mësimi në Pezë: Shkolla u shkatërrua nga tërmeti, ende e pandërtuar
Kjo është shkolla 9 vjeçare Pezë e Vogël, (shiko videon). Tërmeti i 26 nëntorit, sipas procesverbaleve të institutit të ndërtimit dhe bashkisë së Tiranës, e bëri të pabanueshme. Pra, duhet shembur dhe ndërtuar nga fillimi. Por edhe pse kanë kaluar 10 muaj, asgjë nuk ka ndryshuar.
E hëna e 14 shtatorit duhet të ishte dita e parë eshkollës edhe për fëmijët e Pezës së vogël. Por këta nxënës sot nuk vajtën nëshkollë. Indiferentizmi i kësaj bashkie që i la pa shkollë, sot i la edhe patransport.
''Nuk ka mësues. Nuk kanë siguruar asgjë, na thanë gjeni vetë në mënyrë private. Fëmija është vetëm 6 vjeç dhe fillon klasën e parë. Kush do mbajë përgjegjësi për atë fëmijë?''
Në një rrëmujë dhe paqartësi totale, përfaqësues të njësisë administrative Pezë dhe të bashkisë i orientuan prindërit që fëmijët t’i hipin në autobus dhe t’i nisin për në Ndroq, 4 kilometra larg.
Pas refuzimit të prindërve, në Pezë të vogël mbërriti kryetari i Këshillit Bashkiak Toni Gogu i cili në vend të zgjidhjes zgjodhi të bëjë propagandë dhe të fajësojë 'Ora News' që nuk po lejon fëmijët të shkojnë në shkollë.
Toni Gogu: ''Shikoni, mund të jeni dëshmitarë se si do respektohet masat anti-covid.''
Në kushtet kur prindërit kuptuan që përfaqësuesi ilartë i bashkisë kishte vajtur për propagandë dhe jo për zgjidhje, refuzuan përfundimishtt’i cojnë fëmijët në shkollë. Kjo solli dhe irritimin e Toni Gogut i cilikërkon nga Ora Neës t’i vërë në dispozicion automjetet e veta për transportin etyre.
Toni Gogu: ''Nëse juve keni dëshirë, mundet të na vini dhe makinat tuaja në dispozicion.''
Gazetari i Ora News, Elio Laze: ''Ne paguajmë taska në bashki që t'i çoni fëmijët në shkollë, nuk kemi dalë të japim ne makinat. Ka qenë kohë partizane ne. Kur bashkia të ngrejë duart, do i japim ne makinat tona.''
Ora News në disa raste nëpërmjet sensibilizimit tëpublikut ka ndihmuar familje në nevojë, por është hera e parë që njëinstitucion i madh, në rastin konkret Bashkia Tiranë, shtrin dorën për sadaka.
Ne shprehim gadishmërinë tonë për të transportuarnxënësit gjatë gjithë vitit, në momentin që bashkia e drejtuar nga Erion Veliajdhe përfaqësuar nga Toni Gogu të deklarojë publikisht se është e paaftë tëkryejë detyrën që i ka ngarkuar vota e marrë nga qytetarët.