Mësimi në rrethe me probleme, 15 mësues me koronavirus
Tëpaktën 15 mësues e humbën ditën e parë të shkollës pasi janë të prekur ngakoronavirusi.
Ndajnisja e vitit shkollor, në bashkitë ku ky fakt është i njohur u përjetua mefrikë nga prindërit dhe nxënësit përtej emocioneve.
"Shqetësimi është i madh por memasat e duhura ne mundemi ta evitojmë".
Matjae temperaturës është një prej masave kundër përhapjes së virusit në klasa,krahas distancimit social.
Por nëdisa shkolla të Korçës u vu re se termometrat mungonin.
"Besoj se është një gjë që do tëzgjidhet shumë shpejt".
Prindëritdo t'i dërgojnë fëmijët në Shkolla me një formular vetëdeklarimi, por përkryebashkiaken e Shkodrës ai nuk ka siguri. Zgjidhja sipas saj është testimi
"Testimi do të ishte një masë tjetërshtesë".
Por nërast se virusi do të futet ne shkollë, protokolli ka përcaktuar hapat që do tëndërmerren.
"Shëndeti publik tashmë fillon dhezbaton protokollin"
Koronavirusiështë rreziku aktual, ndërsa mijëra fëmijë po vuajnë edhe pasojat e tërmetit. NëDurrës, 24 shkolla nuk u hapën e për pasojë mbi 12 mijë nxënës janë rishpërndarënë institucione të tjera për mësim deri me 4 turne.
Rikthiminë klasa për një pjesë ishte kaotik me protokolle që u shkelën jashtë rrethimittë shkollës.
Imundimshëm ishte rikthimi në klasa për nxënësit e zonave të Krujës ku tërmeti ushembi shkollat.
Fëmijët do të zhvillojnë mësim në Gjimnazin e Fushë-Krujës,ku transportin e kanë të siguruar, por masat në autobus nuk respektohen.
Nëpjesën tjetër të vendit, nxënësit u rikthyen në shkolla sipas protokollit, porprindërit neglizhuan çdo masë jashtë oborreve.
Mësuesit e infektuar:
5 të infektuar në Elbasan
3 të infektuar në Shkodër
2 të infektuar në Korçë
2 të infektuar në Vlorë
1 e infektuar në Fier
1 i infektuar në Tepelenë
1 i infektuar në Libohovë