Ftesa live në studio: Kush ka këllqe të vijë të garojë krah Myslym Murrizit
Deputeti Myslym Murrizi do tëgarojë me një subjekt të ri politik në zgjedhjet e 25 prillit me LëvizjenDemokratike Shqiptare.
Në një intervistë në RTV Ora, kreu i kësaj partie politike, vetë deputeti u ka bërë thirrje të gjithë kandidatëve që kanë "këllqe" të garojnë përkrah tij.
Dhe njëherë ai thotë seduhet të garohet me listat e hapura në mënyrë që të shihet se sa vlejnë përparapopullit.
Murrizi:Një subjekt politik, nismë e imja dhe njëgrupi deputetësh. Shumë shpejt janë mbledhur firmat. Do t'i drejtohemi gjykatëspër të bërë regjistrimin e këtij subjekti politik. Do të garojë në 25 prill në12 qarqe me lista të hapura. Nuk ishte ftesë publike, dhe nuk ishte shoë, atë ebën këshilli politik. Ishte një ftesë për të gjithë personat që aspirojnë për tëluftuar dhe vazhduar betejën e çrrënjosjes së një elite politike të krimbur nëpara. Kush ka këllqe, vullnet e besueshmëri të dalë më 25 prill me emër, atësimbiemër të vi tek Lëvizja Demokratike Shqiptare e të garojë me lista të hapurajo për Myslmym Murrizin. Mua nuk më intimidon posti që dikush ka mbajtur nëpolitikë, nuk ka as të mëdhenj dhe as të vegjël. Në funksion të asaj që kemi lançuarprej 18 muajsh në Kuvend, do të garojë vetëm me 140 kandidatë në 12 qarqe për tëprovuar gjithësecili nga ne sa na vlen lëkura para qytetarëve. Nëse duanqytetarët shqiptarë që të na votojnë atëherë mirë, por nëse janë rehat me rrotëndhe jo me votën atëherë lë t'i votojnë. Të mos ankohen më pas.
Ndërkohë duke komentuar mbimbledhjen e këshillit politik dhe qëndrimit të opozitës së bashkuar, Murrizithotë se ata nuk janë besnik të marrëveshjes së 5 qershorit.
Ai u shpreh se vijojnëdiskutimet për listat e hapura për ndryshimet që i realizuan deputetët e opozitësbrenda parlamentit. Murrizi thotë se "vëllezërit" Basha e Rama nukkanë kërkuar me dokumente hapjen e listave.
Murrizi:Ju thatë që opozita jashtëparlamentare iqëndron marrëveshjes së 14 janarit dhe 5 qershorit. Iç nuk i qëndrojnë besnik.Sepse në 5 qershor, 4 kingët nënshkruan që nuk do merremi me sistemin zgjedhordhe nuk do t'i hapin listat. E keni të tëzezën në të bardhë. Nuk i pyeti askush ata, unë dhe kolegët mblodhëm firmat dhendryshuam kushtetutën. Tani të zotë pas pilafit mund të dalë kushdo. Janë ulurnë tavolinë për listat që hapëm ne. Problemi është që të mos mashtrojnë. Vajhallit se si mund të mashtrojnë për 4 vite kur këta mashtrojnë për 40 ditë. Meletra nuk kanë thënë asnjëherë për listat e hapura, as Basha e as Rama, se nukdoja t'i ndaja se vëllezër janë.