Çuçi për peshkimin: Gjysma e shpenzimeve për rinovimin e paisjeve të anijeve do sigurohet nga shteti

Sektori i peshkimit do të ketë një tjetër ndihmë qëpritet të aplikohet së shpejti. Gjysma e shpenzimeve për rinovimin e paisjevetë anijeve do të subvencionohet nga qeveria dhe Bashkimi Europian me një granttë vënë në dispozicion prej 1.5 milionë eurosh.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi,gjatë një vizite në një prej anijeve më të mëdha të flotës shqiptare tëpeshkimit vlerësoi ndërhyrjet që kanë dhënë efekt në këtë sektor.

Bledi Çuçi: “Politikat tona në këto 6 vite e kanë çuar peshkimin në një stad tjetër. Është një nga sektorët që ka performuar shumë mirë. Po të shohim statistikat, eksporti i peshkut dhe prodhimeve të detit është rritur me 3.25 herë më shumë se në vitin 2013. Ju kujtoj gjithashtu se një nga gjërat më të mëdha që e kanë ndihmuar sektorin është përjashtimi nga taksa e qarkullimit, nga taksa e ndikimit në mjedis dhe nga akciza e naftës për peshkimin. Sot sektori i peshkimit e merr naftën me çmim burse. Sot shkon në rreth 40 lekë litri i naftës nga rreth 170 lekë që ishte para 6 vitesh.''

Pavarësisht pandemisë së Covid 19, peshkimi mbetet njënga sektorët me rritjen më të shpejtë në ekonominë shqiptare.

Vetëm gjatë vitit 2019, Shqipëria eksportoi rreth 100milionë euro peshk dhe prodhime deti.

Sa i përket merkatove të tregtimit me shumicë tëpeshkut, aktualisht ka përfituar markata e Shëngjinit, e cila është në fazën ekolaudimit.

Në verë të këtij viti ka nisur puna edhe për markatëne Vlorës, ndërsa investime të ngjashme pritet të nisin edhe në markatën eDurrësit e Sarandës.