"BOOM" - Ja skema si Bashkia e Tiranës "djeg" bursat e nxënësve

Fabian Sorra nxënës negjimnazin "Eqerem Çabej" gjatë vitit shkollor 2019-2020  duhet të përfitonte bursë nga Bashkia eTiranës. 

Sorra: Unë përfitoj një bursë ngaBashkia e Tiranës se jam familje në nevojë. Si çdo vit shkolla më lajmëroi që tëshkoj tek njësia administrative nr. 4 e të pyes për dokumentat. E vetmja përgjigjeqë më ka dhënë njësia është që ne nuk kemi informacion dhe nuk merremi fare mebursat.

Çeku: Për sa muaj rresht ke shkuar teknjësia për të marrë bursën?

Sorra: Kam shkuar nga muaji tetor deri nëshkurt.

Njesia Administrativenr 4 nuk i jep informacion nxënesit për dokumentacionin që duhet të dorëzoje.Kjo është një mënyrë për të kaluar afati i aplikimit. 

Punonjësja e njësisë nr. 4: Ja tamarr këtë zonjën në telefon në praninë tënde. Nuk merrem me bursa shkolle unë.Bashkia merret me këtë.

Katër muaj nxënësisorrollatet nga Bashkia e Tiranës te Njësia Administrative 4 dhe askush nuk ijep informacion se çfarë dokumentash duhet të plotësojë  derisa kalon afati iaplikimit dhe bursa i digjet. Skemën që përdor Bashkia e Tiranës e tregon njëpunonjëse e Njësisë Administrative.

Punonjëse tjetër e njësisënr.4: I ka mbajtur bashkia i ka sorollatur. I ka mbajtur me muaj atje dhe ehanim neve. Nuk je vetëm ti mor, e di sa veta kanë ardhur këtu që i ka djegBashkia dhe na i rrasin neve.

Gazetarja e "BOOM"u interesua pranë Njësisë Administrative nr. 4 por u përball me sjellje aspaketike, ku punonjësja  mbyll me forcë sportelinsapo i drejtohet pyetja.