Fermerët e rrushit në Kavajë: Mungon tregu, qeveria e ka monopolizuar

Kjo vjeshtë ka rezultuar produktive për fermerët errushit ne Kavajë, por tregu u mungon.

Ndaj, ata kanë dalë në protestë këtë të hënë (14shtator), në hyrje të qytetit.

Tonelata me rrush kanë mbetur pa u shitur fermerëve tëLekajt e Gjermenjit, ndaj ata akuzojnë qeverinë për monopolizimin e tregut.

''Kjo qeveri për mua nuk ka bërë asgjë fare. Të gjithë janë pesimistë, nuk ka njeri optimist. Fshati jonë është mbajtur 30 vjet me bujqësi, tani jemi totalisht të braktisur.''

Nga ana tjetër, kreu i kësaj sindikate, Edi Sharkashprehet se ministria e bujqësisë ka mekanizma që mund t’i ndihmojë këtafermerë.

''Qeveria ka për detyrë që t'ua shesi rrushin këtyre fermerëve.  Duhet të krijojë kushtet që ky rrush të shitet. Nuk mund të shitet e të blihet me faturë nga tregtari, sepse tregati duhet ta blejë me 0% TVSH, dhe duhet ta shesë me 20% TVSH. Duhet t'i japë edhe 6% fermerit mbi çmimin e tregut.''

Dhjetëra fermerë ankohen se në këtë situatë gjendja etyre ekonomike është rënduar, ndaj kërkojnë zgjidhje.