Murrizi: Vijat e kuqe janë bërë mullar, prej 25 vitesh këta janë bashkë

I ftuar në RTV Ora, deputetiMyslym Murrizi shprehet se palët politike nuk njohin e nuk zbatojnë "vijatë kuqe" të cilat i vendosin sërish vetë.

Ai thotë se pavarësisht seBasha deklaronte më parë se nuk hynte në zgjedhje me Ramën, tashmë ai kandryshuar mendim.

Murrizi:Mos më fol për vija se vijat e kuqe janëbërë mullar këtu nga Fatmir Xhafa, kur u zgjodh Gramozi e deri tek Astiri. Tëgjithë janë bërë me sens unik. Në fakt për atë vijë të kuqe që nuk mori në 60bashki që tha nuk do hyj në zgjedhje me Ramën për dosjen 184, tani u ulën meDamianin për implementimin e ndryshimeve kushtetuese e për të hyrë mekryeministrin në zgjedhje më 25 prill. Keni dëgjuar të thonë që do ikë Rama më23 prill dhe të futemi në zgjedhje më 25?

Gjithashtu Murrizi thotë seprej 25 vitesh klasa e vjetër politike janë së bashku dhe bëjnë hesapet për tërrëmbyer postet pa bërë ende zgjedhjet.

Murrizi:Kjo është gallatë e madhe. Jam ndjerë ifyer për dhjetorin e 90 që qytetarët shqiptarë dolën në rrugë për të kërkuarsistemin demokratik ku karriget e shtetit përcaktohen me votë dhe jo me rrotënga 4 birbo. Si mund të pranojë unë që këta e paskan në dorë pa pyetur shqiptarëtqë i çon ky selam atij. Tha hajde ti kryeministër, e të vendos unë president pongelet Meta papunë. Tani del Meta dhe thotë kush ju pyet juve. Do vi unëkryeministër, do çojmë Berishën President e të shohim Mejdanin ku ta çojmë. Tëlinte papunë ky Ramën dhe Bashën. Duhet ta dëgjojnë shqiptarët se si tallen mevotën e shqiptarëve këta. Bashkë janë këta. Prej 25 vitesh janë pjesëtar të tënjëjtës tufë, zihen nëpër mitingje, sa ngrohin xhepat e i sheh më pas në"burgjet" private në Lalëz, Palasë e pas TEG-ut.