Zgjedhorja, mazhoranca i kërkon paraqitjen e listës unike, opozita sytë nga ODIHR
Përfaqësuesi i PS-së nëtryezën e Këshillit Politik, Damian Gjiknuri i ka vendosur ultimatum opozitës sëbashkuar për të paraqitur listën e përbashkët të kandidatëve deri ditën epremte (18 shtator).
Burime për Ora News bëjnë medije se opozita ka kërkuar rekomandimin e ODIHR ndërkohë që Gjiknuri ja pretqartë se fillimisht të mbyllet reflektimi i ndryshimeve kushtetuese në kodzgjedhor e më pas të kërkojnë opinion nga ODIHR.
Gjithashtu Gjiknuri kadeklaruar gjatë mbledhjes se ndryshimet kushtetuese tashmë janë në fuqi i duan aponuk i duan opozita e bashkuar.
Gjiknuri:I doni apo nuk i doni kjo është tjetër çështje.Kemi Kushtetutën në fuqi dhe detyrimin për ta reflektuar në Kodin Zgjedhor. Julutem, ju ftoj që në ditët e ardhshme, deri të premten të sillni propozimettuaja për: 1) pragun kombëtar zgjedhor, 2) afatet e paraqitjes së listës unikenga aleancat dhe 3) si do kryhet aspekti procedurial i votimit për kandidatët nëkushtet e listave të hapura duke ruajtur kuotat gjinore. Nuk duhet humbur kohë.Duhet t'i japim bazën ligjore të plotë institucioneve që të përgatisinzgjedhjet.
Kërkesa juaj për të kërkuar në këtë fazë mendimin eODIHR është e çuditshme kur jeni ju që na detyruat që të bëjmë një marrëveshjenë 5 qershor e cila binte në kundërshtim me rekomandimin kyç të ODIHR që ishtedepolitizimi i administratës zgjedhore. Atëhere nuk donit të pyesnit për ODIHRndërsa tani qënkeni kujtuar t'i kërkojmë mendim. Ne pranuam atë çka kërkuat junë 5 qershor dhe firmosëm bashkarisht pikërisht për tju plotësuar juve kërkesat.Gjithësesi e kemi firmosur atë marrëveshje dhe i kemi qëndruar asaj plotësisht.Marrëveshja e 14 Janarit thotë se ndërsa negociojmë mbi rekomandimet e ODIHRdhe nuk biem dakord atëherë i drejtohemiODIHR. Nuk kemi një rekomandim për listat e hapura dhe as për ndryshimet nëkushtetutë nga ODIHR ndaj nuk kemi çfarë opinioni tu kërkojmë.
Unë ju them se jam i gatshëm që pasi të kemi përmbyllurproduktin e reflektimit të ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor, t'i themiODIHR se si e sheh. Qëndrimi juaj i sotëm synon që të mos zbatohet Kushtetuta eShqipërisë dhe thoni hajdeni futemi në zgjedhje me një kod që bie ndesh meKushtetutën.
Të njëjtat pika, ai i ka përsërituredhe pas përfundimit të Këshillit Politik mbrëmjen e sotme.
Pas takimit Gjiknuri tha senëse PD nuk paraqitet me propozime konkrete atëherë do të jetë në dorën eekspertëve për të hartuar një draft.
Gjiknuri:Tashmë duhet të bëjmë me dije që pas njëdebati të gjatë PD qëndroi në të njëjtat pozicione sikur nuk ka ndryshuar asgjë.Është kthyer në të njëjtin debat të koalicioneve të cilat janë ezauruara. Si formulimne marrim jë model që kanë vendet e ODIHR. I kërkuar që deri të premten tësjellin formulimin e pragut zgjedhor, dhe listën e kandidatëve. Duan ta vonojnëprocesi që të mos implementohen ndryshimet kushtetuese. Kërkova që brenda 30shtatorit të mbyllet kjo çështje përfundimisht. Përsa i përket kërkesës përndihmën e ODIHR, atyre nuk u shkohet me opinione. Tani u kujtuan këto. ODIHR ushkohet me një draft të plotë. Nuk edi se çfarë kërkon PD nga ODIHR. Nuk mora vesh se çfarë donin. Nëse PD nuk paraqitetme propozime konkrete natyrisht që ekspertët do paraqesin me draftin teknik.