Njohja e Kosovës nga Izraeli, Cakaj: Hap madhor që krijon horizonte të reja mes dy vendeve

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme,Gent Cakaj, ka zhvilluar sot (14 shtator), një takim me Ambasadorin e Izraelitnë Shqipëri, Noah Gal Gendler.

Cakaj bën me dije se gjatë takimit u diskutua mbirëndësinë e njohjes së Republikës së Kosovës nga ana e Izraelit.

“Ky hap madhor nuk i bën drejtësi vetëm historisë, por edhe hap horizonte të reja për zhvillimin e shumë projekteve dobiprurëse mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit'', shkruan Cakaj në Facebook.

Cakaj theksoi se pas njohjes formale, pritet tëpërmbyllen procedurat e nevojshme për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mesdy vendeve.

“Patjetër, folëm edhe për shtyrjen përpara të disa projekteve të rëndësishme ekonomike e jo vetëm mes Shqipërisë e Izraelit'', përmbylli reagimin e tij Kryediplomati Cakaj.