Lleshaj: Me mua në krye policia monitorim pasiv të zgjedhjve, do jetë procesi më i mirë në histori

Ministri i BrendshëmSandër Lleshaj e bëri të qartë se ai do të vijojë të jetë në krye të ministrisëtë paktën deri më zgjedhjet e 25 prillit.

Në një prononcim përmediat ai tha se policia e shtetit do të jetë e angazhuar për të siguruar njëproces të mirë zgjedhor.

I pyetur nëse ai do tëjetë në krye të policisë gjatë kësaj kohe, Lleshaj u përgjigj me bindje se do tëjetë.

Lleshaj: Policia e Shtetit është një ndërstrukturat e besuara nga publiku dhe qytetarët shqiptarë në bazë dhe tësondazheve të fundit. Rezulton që policia mbështetet nga qytetarët shqiptarë.Mbi 62% e tyre e vlerësojnë pozitive. Si çdo organizëm ka problemet e saj.Mbijetesa e të korruptuarve është e pamundur brenda policisë. Sapo kemi lançuardhe nismën për shtrëngimin e masave të rrugores. Tendenca e aksidenteve në rrugëështë drejt uljes. Këtë vit është ulur shumë herë në krahasim me një vit më parë.Nuk kemi sinjalizime për aktivitet kriminal në këtë fushë. Keni garanci të plotëqë Policia e Shtetit me masat përforëcuese do të jetë absolutisht e aftë që tëmenaxhuar situatën e zgjedhjeve. Shqipëria do të ketë zgjedhjet më të mira nëhistorinë e saj.

Gazetari: Me apo pa ju?

Lleshaj: Me.

Ministri Lleshaj ishtenë Shkodër ku inaguroi dhe ekipin e ri të "Shqiponjave".

Gjithashtu i pranishëmishte dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu i cili thase gjatë 2 viteve të fundit 2000 të rinj janë bashkuar policisë.

Ai deklaroi se pritenqë t'i bashkohen dhe 350 të rinj të tjerë.