Besa Shahini lë ministrinë ditën e parë të shkollës, Rama e përcjell me kafe turke
Besa Shahini ka lënë zyrtarisht detyrën e saj siministre e arsimit pikëirsht në ditën e parë të nisjes së vitit të ri akademik.
Pa humbur kohë, kryeministri Edi Rama e zëvendësoi atëme deputeten socialiste Evis Kushi, një pedagoge me përvojë në Universitetin eElbasanit.
Edi Rama: ”Të falenderoj për kontrubutin e madh që kë dhënë. Më vjen keq që është një moment ndarje, jam krenar por dhe i nderuar që ke qenë bashkëpunëtorja ime. Të vlerësoj shumë për integritetin. Vlerësoj shumë gjithçka që ke bërë.”
Vetë Shahini, teksa shprehu dashurine për Shqipërinë,përmesnjë statusi në Facebook tha se ishte e zhgënjyer, duke thënë se ështëndier e diskriminuar nga sulmet e opozitës për shkak të dialektit.
Por tha se do të vijojë të punojë për një të majtë tëre dhe demokratike, përkundër të majtës së vjetër dhe populiste.
Kjo lëvizje i hap rrugën ndryshimeve të paralajmëruaranë kabinetin qeveritar, të diskutuara aq shumë këtë periudhë
Një tjetër ministër, i përfolur për të lëvizur ështëedhe ai i brendshëm Sandër Lleshaj, por nga Shkodra ai ka konfirmuar se do tëjetë në post edhe për zgjedhjet e 25 prillit.
Sandër Lleshaj: ''Keni garanci të plotë që Policia e Shtetit me masat përforëcuese do të jetë absolutisht e aftë që të menaxhuar situatën e zgjedhjeve. Shqipëria do të ketë zgjedhjet më të mira në historinë e saj.''
Nuk dihet nëse Kryeministri do të vijojë me këtë valëzëvendësimesh pak muaj para zgjedhjeve. Më herët ai mblodhi në PS drejtuesitpolitikë të qarqeve dhe Shtabin Elektoral. Te gjithe drejtuesit politike neqarqe kane raportuar para kryetarit socialist Edi Rama mbi situaten dheproblematikat ne zonat qe ata mbulojne.Më shumë problematika ka shfaqur zona everiut.
Burimet bejnë me dije se Kryesocialiati Edi Rama kakerkuar qe te kihet kujdes ne sherbimet për qytetaret, veçanërisht për çështjene legalizimve. Rama u ka lënë si detyrë drejtuesve në qarqe të shohin edheorganizimin e kundërshtarëve politikë.
