'Këshill i ri' me probleme të vjetra: PS-PD pa dakordësi për koalicionet dhe listat e hapura 100%
PS dhe PS nuk arritën ta qëllonin dakordësinë politike me takim e parë në Këshill Politik për koalicoonet parazgjedhore dhe hapjen e listave.
Demokratët mendojnë që ndryshimet kushtetuese nuk cënojnë mbajtjen e koalicioneve, ndërsa socialistër e kundërshtojnë këtë argument duke e arsyetur me pamundësinë në praktikë.
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, përfaqësuesi i Partisë Demorkatike Oerd Bylybashi, koalicionet janë në kodin zgjedhor dhe nuk kanë nevojë që të draftohen.
Ndërkohë, përfaqësuesi i LSI Petrit Vasili, tha se PS nuk pranon që ndryshimet kushtetuese t’i çohen OSBE/ ODIHR dhe në këtë mënyrë po bllokohet procesi i Këshillit Politik. Sipas tij, po synohen zgjedhjet e njëanshme.
Ora 19:50 - Zgjedhorja, mazhoranca i kërkon paraqitjen e listës unike, opozita sytë nga ODIHR
Përfaqësuesi i PS-së në tryezën e Këshillit Politik, Damian Gjiknuri i ka vendosur ultimatum opozitës së bashkuar për të paraqitur listën e përbashkët të kandidatëve deri ditën e premte (18 shtator).Burime për Ora News bëjnë me dije se opozita ka kërkuar rekomandimin e ODIHR ndërkohë që Gjiknuri ja pret qartë se fillimisht të mbyllet reflektimi i ndryshimeve kushtetuese në kod zgjedhor e më pas të kërkojnë opinion nga ODIHR.
Gjithashtu Gjiknuri ka deklaruar gjatë mbledhjes se ndryshimet kushtetuese tashmë janë në fuqi i duan apo nuk i duan opozita e bashkuar.
Ora 20:05 - Përfundon mbledhja e Këshillit Politik
Pas rreth dy orëhs, ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik, lidhur me ndryshimet kushtetuese.
Ora 19:25 - Hajdari insiston te listat e hapura: Rama do të mbajë tepsinë, Mona nuk i shqitet Lulit
Deputetja Rudina Hajdari është larguar e para nga mbledhja e Këshillit Politik. Në një prononcim për mediat, Hajdari tha se i kishte propozuar këshillit, ruajtjen e kutoës gijnore prej 30% për parlamentin e ardhshëm, dhe insiston në ruajten e listave të hapura 100%.
Por, sipas saj këshilli ka probleme të tjera, ku kryeminstri Edi Rama kërkon të mbajë tepsinë, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi nuk i ndahet kryetarit të PD Lulzim Basha, e ky i fundit mban vagonin e partiçkave.
Ora 19:25 - Palët pa dakordësi për koalicionet parazgjedhore
Palët nuk kanë gjetur darkordësinë mbi qëndrimet politike për sa i përket koalicioneve. Burime bëjnë me dije se Gjiknuri u ka kërkuar Bylykbashit dhe Vasilit që sjellin propozime per çështjen e pragut kombetar zgjedhor, afateve të regjistrimit të listave unike nga aleancat zgjedhore dhe modalitetet e votës preferenciale për kandidatet në kushtet e listave të hapura por duke respektuar kuoten gjinore.
Ora 18: 00 - Këshilli Politik pritet të fillojë takimin nga momenti në moment teksa përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri është paraqitur i pari në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
Pas tij mbërritën dhe përfaqësuiesit e opozitës së bashkuar, Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili.
Tema e diskutimeve ështëimplementimi i ndryshimeve kushtetuese dhe listat 100 % të hapura të cilat janëvija e kuqe e opozitës dhe janë të panegociueshme.
Gjithashtu edhe çështja e koalicioneve parazgjedhore është një tjetër pikë që do të diskutohet në këtë tryezë.