Mbledhja e PS, Rama porosi drejtuesve politikë: Angazhim maksimal
Ora 17:35 - Ka përfunduar mbledhja e kryeinistrit Edi Rama me drejtuesit e qarqeve të Partisë Socvialiste.
Në mbledhjen e nisur që prej orës 15:30, të gjithë drejtuesit politikë në qarqe kanë raportuar para kryetarit socialist Edi Rama mbi situatën dhe problematikat në zonat që ata mbulojnë.
Burimet bëjnë me dije se në mbledhje janë bërë projektimeve të të dhënave nga drejtuesit politikë mbi ecurinë e punës por edhe ato çështje të cilat hasin vështirësi.
Pozitive vlerësohen qarqet e jugut ndërsa problematika gjatë raportimit janë vërejtur më shumë në qarqet e veriut.
Kryesocialisti Edi Rama ka kërkuar angazhim maksimal të të gjithë drejtuesve politikë. Rama ka kërkuar që të kihet kujdes në shërbimet për qytetaret, si per shembull në hipoteka apo kudo tjetër qe ofrohen shërbime për qytetaret.
Problemet me legalizimet janë çështja më problematikee evidentuar në mbledhjen e shtabit.
Gjithashtu, Rama ju ka lënë detyrë drejtuesve tëshohin edhe organizimin e kundërshtarëve politik.
Ora 15:30 - Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve si dhe ekspeontët kryesore të PS.
Një takim i përjavshëm ku Rama përveçse ka kërkuar 74 mandate në zgjedhjet e ardhshme, ka thënë se duhet një raport për çdo javë me shqetësimet e qytetarëve, duke zbritur në bazë.
Njëtjetër temë e diskutimit është dhe grupi parlamentar me të cilin do tëpërfaqësohet Rama në zgjedhje. 30 ditë kohë ka grupi i punës që është ngriturnga Komisioni i Ligjeve për të përgatitur një ligj të posaçëm për të bërë njëligj të posaçëm për Presidentin e Republikës.
Ka të bëjë me kompertencat e Metës, bazuar në raportin e Komisionit Hetimor që doli nga kuvendit. Pritet të dalë një ligj i ri brenda tetorit.
Kjo mbledhje u zhvillua pak para fillimit të Këshillit Politik, që do zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve në orën 18:00.