Të harruar në Siri, protestë para kryeministrisë, familjarët: Ktheni fëmijët në shtëpi!
Parakryeministrisë janë mbledhur familjarët e Eva dhe Endrit Dumani që ndodhen në Siri,si dhe një grup qytetarët.
Ndërkohë,policia u ka kërkuar që të shpërndahen në kuadër të masave anti-covid.
Ata,me pankarta në duar kërkojnë rikthimin e dy fëmijëve në vend.
Endritdhe Eva Dumani janë dy fëmijët e mitur nga Tirana, të cilët prej rreth 6 viteshndodhen në zonën e luftës në Siri.
Prejshumë kohësh për ta është kujdesur gjyshja e tyre Mentije Dumani, por ajondërroi jetë pak ditë më parë në kampin Al-Holn.
Ndërsadaja i dy të miturve, Xhetan Ndregjoni, për Ora Neës kërkoi ndihmë për kthimine tyre pasi sipas tij fëmijët janë më të rrezikuar se asnjëherë.
“Nuk e di se kush i ka në kujdestari fëmijët dhe se në duart e kujt janë. Kemi pasur vetëm disa komunikime të shkurtra me audio.”
Ndregjonithekson se ka 6 vjet që shteti thotë se po punon për rikthimin e fëmijëve nëatdhe, por deri më tani asgjë nuk është bërë.
Dyfëmijët u larguan me të atin Shkëlzen Dumani i cili gënjeu të shoqen, moriautorizimin e saj dhe bashkë me fëmijët iu bashkua luftës së shtetit islamik.
Ai vdiq gjatë luftimeve të grupit islamik, ndërsa tashmë pas 6 vitesh familjarët shpresojnë që ata të kenë fatin e Alvinit, i cili tashmë ndodhet pranë familjes.
