Balliu: Sa të jetë Rama vetëm drogë dhe krim do të ketë, në zgjedhje PS-ja do të jetë parti e tretë
I ftuar nëOra News, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu u shpreh se PD ka dhënëalternative të shumta për zgjidhjen e krizës së shkaktuar nga pandemia.
Balliu thase testime në këtë kohë kanë qenë minimale në vendin tonë dhe po bëhetpropagandë me jetën e njerëzve.
Klevis Balliu: Që nga fillimii pandemisë ne kemi dhënë se si mund të zgjidhet kjo krizë. Një nga shtyllat ekësaj zgjidhjeje ka qenë testimi. Këta kanë ndaluar hetimin për rastet e kontakteve. Testimet gjatë gjithë kësaj kohekanë qenë minimale. Edhe në raport me nisjen e mësimit në shkolla kemi bërëdenoncime. Ka shumë shkolla që nuk kanë ujë. Kur bëhet propagande për jetën dheshëndetin e njerëzve, kjo do të thotë se je i pashpirt. E theksoj sealternativat e Bashës kanë qenë të shumta dhe propozimet e tij do të kishin dhënënjë ndryshim të situatës.
Për Balliu kërkonqë të rikthejë kazinotë sepse do që të pastrojë paratë e drogës dhe të krimit.
Klevis Balliu: Rama përTeatrin dhunoi gjithkënd dhe për 6 muaj kërkon që të kthejë kazinotë. Kur ileverdiste përmendte Kuranin dhe tani e harroi, se bën sikur është artist, porky nuk është asgjë, nuk ka lidhje me artin. Akumulimi i parave të vjedhura dhetë drogës, duhet të hidhen diku dhe nuk po i dalin më ndërtimet se nuk ka mëvend, është zaptuar çdo cep, prandaj dalin me teorinë e re për të pastruarparatë e krimit të organizuar me të cilin janë në bashkëpunim.
Balliutheksoi se sa të jetë Edi Rama këtu vetëm drogë dhe krim do të ketë se ai i kakriter këto.
Klevis Balliu: Po të shihjesot pamjet tragjike të naftëtarëve të Ballshit të cilët kërkojnë rrogat e veta.Paratë u duhen dhënë naftëtarëve, por në vend të kësaj, u çohet policia me gazlotsjellës. Kjo ndodh në Fier që është baza e PS-së duke e votuar për 30 vite këtëparti. Këta nuk duan t'ia dinë as për një qytetar shqiptar se kanë vetëminteresin e vjedhjes. Edi Rama përfiton për çdo lot të derdhur. Sa të jetë EdiRama këtu vetëm drogë dhe krim do të ketë se ai i ka kriter këto. Në PS po nukpate lidhje me krimin nuk ecën.
Lidhur medrejtësinë, Balliu shtoi se kur PD të vijë në pushtet do të ndërmarrë hapaseriozë që drejtësia të kthehet në binarët e duhur.
Klevis Balliu: Keni parë ndonjëherë që t'i hidhet gaz lotsjellës ndonjë krimineli, por vetëm qytetarëve dhegazetarëve. Rama është gjithmonë në krahun e krimit sepse me ata fiton para. Sakohë do të jetë Rama në pushtet, qytetarët vetëm do të vuajnë. PD kur të vijë nëpushtet do të ndërmarrë hapa seriozë që drejtësia të kthehet në binarët eduhur. Nuk mundet që individë si Ilir Beqja me ato koncesione mafioze tëvazhdojnë që të jenë të lirë dhe të pinë shishe vere me kryetarin e KLP-së, ndërsa dosja e tij vazhdon që tëjetë në SPAK. Kush ka futur duart në xhepat e qytetarëve shqiptarë do të marrinatë që meritojnë.
Balliu thase pa pushtetin e kryeministrit, Rama do të ishte përballë dyerve të drejtësia.
Klevis Balliu: Sikurse u faktua nga DASH, vendi ynë është një vend që ka klimën me të keqe të biznesit. Është një mision më vete të hapësh edhe një ushqimore, se në sekondë të vijnë tatimet dhe të vënë gjoba të kota. Për të mos përmendur korrupsioni dhe njëanshmërinë në tendera e koncesione. Dhe në gjithë këtë situatë Rama merret me kompetencat e presidentit. Rama kërkon të zhbëjë totalisht shtetin ligjore dhe presidenti si një institucion përballë tij, kërkohet që të shkatërrohet. Pa pushtetin e kryeministrit, Rama do të ishte përballë dyerve të drejtësia. Unë u bëj thirrje shqiptarëve që së shpejti do të kemi zgjedhjet dhe të heqim këtë qeveri, të cilës nuk i kemi parë asgjë përveç gazit lotsjellës, rrënimin ekonomik dhe largimit të shqiptarëve. Në çdo sondazh ne jemi tejet lart dhe besoj se Rama me PS-në do të jenë parti e tretë.
Intervistoi SebastianZonja, përgatiti A. Kurti