Opozita e Bashkuar: Koalicionet janë në kodin zgjedhor, mazhoranca kërkon zgjedhje të njëanshme

Opozita e Bashkuar: Koalicionet janë në kodin zgjedhor, mazhoranca

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, përfaqësuesi i Partisë Demorkatike Oerd Bylybashi, tha se në opozita ka kërkuar ruajtjen e koalicioneve dhe hapjen e listave 100%.

Bylybashki u shpreh se këto dy këkesa u refuzuan nga përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri.

Oerd Bylykbashi: ''Ruajtja e koalicioneve zgjedhore siç janë sot në kodin zgjedhor, ka funksionuar prej 17 vjetësh, dhe hapja e listave 100% të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme. Ajo çfarë do opozita, është që zgjedhësit  të përcaktojnë ata se kush do jenë deputetët në parlament, dhe që zgjedhësit  të kenë të drejtë të votojnë partinë që duan ata. Koalicionet me listë të përbërë siç janë sot e lejojnë këtë mundësi. Ajo çfarë kërkon mazhoranca është t'u heqë zgjedhësve që të kenë lista 10% të hapura, dhe t'u heeqi mundësinë zgjedhësve që të zgjedhin partinë që duan. Këto janë qendrime diametralisht të kundërta, në parimet që ka kushtetua. Mbi bazën e marrëveshjes së 14 janarit, ne për çështje që nuk kemi dakordësi, mund t'i drejtohemi OSBE-ODIHR për të dhënë opinion. Bëmë këtë propozim që u refuzua nga përfaqësuesi i mazhorancës. Ne i japim kohën që t'i reflektojë dhe jemi gati që të shkruhet kjo kërkesë e përbashkët dhe nesër të vijojë puna për hapjen e listave 100%.''

Sipas tij, koalicionet janë në kodin zgjedhor dhe nuk kanë nevojë që të draftohen.

Për Bylykbashin, mazhoranca dhe opozita mund t'i drejtojë një kërkesë OSBE-ODIHR për mosdakordësitë mes palëve.

Oerd Bylykbashi: ''Ky këshill politik nuk është këtu për të bërë fasadën e mazhorancës. Kemi një kushtetutë e cila është ndryshuar për vetëm një javë, dhe duan që sistemi zgjedhor pa asnjë diskutim brenda dy javësh. Ndërkohë, propozuesit e ndryshimeve thanë se nuk kishin një draft. Ose është gënjeshtër, ose mungesë serioziteti. Koalicionet janë sot në kodin zgjedhor, dhe nuk kanë nevojë të draftohen. Funksionojnë perfekt me çdo lloj sistemi zgjedhor, prej 17 vjetësh. Nuk kemi çfarë të shkruajmë. Meqë kemi mosdakordësi, ata bashkë me ne t'i drejtojmë një kërkesë OSBE-ODIHR.''

Ndërkohë, përfaqësuesi i LSI Petrit Vasili, Vasili ka thënë se PS nuk pranon që ndryshimet kushtetuese t’i çohen OSBE/ ODIHR dhe në këtë mënyrë po bllokohet procesi i Këshillit Politik. Sipas tij, po synohen zgjedhjet e njëanshme.

Petrit Vasili: ''Është vërtet skandaloze, që një vend si Shqipëria, që ka marrë përsipër të drejtojë OSBE, është drejtuesja e radhës bllokon çdo komunikim me të. Së dyti, siç patët ta ndiqni nga Gjiknuri, mazhoranca erdhi në këshill me qëllime shumë të përcaktuara, dhe në Këshill erdhi pa pasur asnjë draft ligjor për këtë çështje, Së treti, situata është akoma më skandaloze pasi ndërkohë që demonstrojmë një preokupacion për të ecur shpejt, dhe akuzat se ne po e vonojmë, refuzuan që të vazhdojnë diskutimin e tyre që nesër. Lidhet me bllokimin që i bëjnë Këshillit Politik, zgjedhje të njëanshme, këta nismëtarë kaq të sigurt s’kanë bërë asnjë draft të vetëm. Dua të mbetet në rekordet, që Shqipëria që drejton OSBE bllokon komunikimin e OSBE. Standarte të njëanshme duke bërë precedentin më të turpshëm.''

Vendi Lajme Politikë oerd bylykbashi keshilli politk Aktualitet

EMISIONET