Soreca: Procesi i emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese kritik, veproni pa vonesa
Ambasadori i Bashkimit Evropian nëvendin tonë Luigi Soreca, shprehet se procesi i emërimeve të gjyqtarëve nëGjykatën Kushtetuese është kritike.
Përmes një postimi në Twitter, Soreca shkruan se BE inkurajon autoritetet shqiptare që të veprojnë pa vonesa.
Sipas tij, opinioni i Komisionit të Venecias siguron udhëzimet e nevojshme për të përfunduar me shpejtësi emërimet.
Postimi i Ambasadorit Soreca në Twitter
"Është proces kritik që të finalizohen emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Bashkimi Europian vazhdon të inkurajojë autoritetet shqiptare të veprojnë pa vonesë, me synimin për të rivendosur plotësisht funksionimin e Gjykatës. Kjo është një kërkesë e Konkluzioneve të Këshillit të BE-së të datës 25.3.20 dhe duhet të përmbushet para Konferences së parë Ndërqeveritare. Opinioni i Komisionit të Venecias ofron udhëzimet e nevojshme për të gjithë autoritetet kompetente shqiptare për të përfunduar me shpejtësi emërimet. BE vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë në rrugën e saj të pranimit në BE."