Elbasan: Denisa qan, humbi ditën e parë të shkollës për shkak të varfërisë
Një 9-vjeçare nga Xibraka e Elbasanit humbi ditën e parë të shkollës për shkak të varfërisë.
Si të gjithë bashkëmoshatarët, ajo e kishte ëndrruarrikthimin në klasë, por prindërit nuk mundën që t'i blejnë asgjë.
"Më duhen mjetet e shkollës. Nuk m'i plotësojnë dot mami me babin sepse ato nuk kanë para", shprehet vajza 9 vjeçare, Denisa Shkalla.

Të njëjtin fat e ndau edhe të vëllanë 5 vjeçar që sotduhet të vijonte arsimin parashkollor, i cili madje nuk ka ndjekur as kopshtin.
Pamundësiapër të plotësuar kërkesat e fëmijëve e bën edhe nënën të qajë bashkë me ta.
Ajo thonë seata luftojnë për mbijetesë me vetëm 5 700 lekë ndihmë ekonomike.
Janë 5 persona por jetojnë në një dhomë.
'Nuk e di si dotë bëhet, nuk e di. Akoma nuk ka ardhur ndihma ekonomike, vjen nga data 16, 17.Nga këtu tek shkolla është shumë larg sepse duhet të ikin në këmbë. Pastaj vjenvjeshta, shirat. Është e pamundur", shprehet e ëmae fëmijëve, Shpresa Shkalla.
Babai i femijëve mundësitë e punës i ka të pakta pasi nukka as një zanat.
Për 3 fëmijët e tyre arsimimi është në pikëpyetje.
"Sot do tëdoja që kalamanjtë t'i kisha në shkollë, por nga pamundësia, nuk i çova dot. Unëvetë jam i sëmurë me kokën", shprehet kryefamiljari OsmanShkalla
Varfëria ekstreme i ka detyruar këta dy fëmijë që tëhumbasin jo vetëm ditën e parë të shkollës, por ndoshta edhe ditët në vijim.
Një apel i madh vjen nga kjo familje për këdo që mund t'i ndihmojë pasi jo vetëm e ardhmja e tyre është në rrezik, por gjithashtu edhe shëndeti i tyre.

Lexo me shume: Shkolla nis me kaos, prindërit nuk respektojnë distancën, grumbull në oborr