Lufta kundër korrupsionit, strukturat për luftimin e pastrimit të parave nisin nga puna

Prokuroria e Përgjithshmeka ngritur strukturat e posaçme në luftën kundër pastrimit të parave, hetimetpasurore apo çdo krim tjetër financiar.

Këto struktura kanë nisur punënnë 7 prokuroritë pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Tiranë, Durrës, Shkodër,Elbasan, Fier, Vlorë dhe Korçë.

Janë 23 prokurorë, pjesë e seksioneve të posaçme, që do të angazhohen në hetimet që lidhen me krimet në fushën e tatimeve, doganave, pastrimin e produkteve të veprës penale, financimin e terrorizmit, dhe sekuestrimin e konfiskimin e aseteve kriminale.

Strukturate krijuara do mbështeten nga njësi të specializuara nga Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit,Drejtoria e Prandalimit të Pastrimit të Parave e drejtorinë e Tatimeve.

Gjithashtudo të ketë një bashkëpunim për punën e tyre mes Prokurorisë së Përgjithshme,Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Financave..

Përmes krijimit të këtyrestrukturave, synohet goditja e pasurive të vëna në mënyrë të paligjshme.