Rama në Turqi takon "mikun e çmuar" Edogan pijnë çaj turk
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2020, 15:17
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi. Përmes një postimi në facebook Rama informon se ka pasur një takim me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, të cilin e quan "miku i çmuar".
Biseda ka qenë gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku kanë folur "gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor"