Elbasan: Denisa qan, humbi ditën e parë të shkollës për shkak të varfërisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2020, 16:41
Një 9-vjeçare nga Xibraka e Elbasanit humbi ditën e parë të shkollës për shkak të varfërisë.
Si të gjithë bashkëmoshatarët, ajo e kishte ëndrruar rikthimin në klasë, por prindërit nuk mundën që t’i blejnë asgjë.
“Më duhen mjetet e shkollës. Nuk m’i plotësojnë dot mami me babin sepse ato nuk kanë para”, shprehet vajza 9 vjeçare, Denisa Shkalla.
Të njëjtin fat e ndau edhe të vëllanë 5 vjeçar që sot duhet të vijonte arsimin parashkollor, i cili madje nuk ka ndjekur as kopshtin.