"Rifillojmë fuqishëm", Brahim Shima tregon surprizat në ekranet e RTV Ora dhe Ora News

Kjo e hënë (14shtator) shënoi fillimin e sezonit të ri mediatik në RTV Ora dhe Ora News ku dotë rikthehen të gjitha emisionet e të gjitha zhanreve. Gjithashtu do të vijnëdhe emisione e formate të reja.

Situata në të cilënndodhet televizioni nuk e ka penguar aspak punën e stafit. Shumë kanë hamendësuarse pas sulmeve të njëpasnjëshme, stafi do të detyrohet të largohet.

Në fakt kryeredaktorii RTV Ora dhe Ora News, Brahim Shima zbulon se gjatë kësaj kohe ka patur vetëmnjë largim nga puna.

Në një intervistë përRTV Ora, ai thotë se një prej sanitareve të televizionit është larguar dhe ështëpunësuar në Bashkinë e Tiranës.

Shima: Nga kjo e hënë ristartojmë tëgjitha emisionet. Nesër do të jetë Sonila Meço në Tempora. Do të ketë ndryshimenë çdo emision. Do kemi dhe një tjetër emision, "Dy Botë" nga PietroZanniboni. Nuk është vetëm spektakël por është dhe intelekt dhe afrimi i problemeveqë kanë shtresat e shoqërisë përmes të rinjve. Juria do gjykojë kompleksin e gjërave."Kafsho" vjen ndryshe, do të jetë live, jo vetëm me receta. Kjo për tëshuar ndoshta hamendësimet që janë hapur. Keni të drejtë, ka pasur një largim. Nëdijeninë time një sanitare ka shkuar në Bashkinë e Tiranës. E vlerësoj zonjën nëfjalë për punën që ka bërë. Deri më sot ajo që është larguar. Ajo çfarë unë kamkonstatuar ku deri përpara 1 muaji kishim ato oshilacione për ato se çfarë pondodh, tashmë po kthehemi në normalitet. Kemi ndryshime si në formë dhe nëimazh. Gazetarët kanë gati investigimet dhe temat që do të ndjekin. Ora News dotë jetë akoma më e fortë duke qenë më afër problemit të qytetarëve. Që nesër dotë fillojnë surprizat.

Gjithashtu në prag tëfillimit të sezonit të ri, Presidenti i Yldon Media Group, Ylli Ndroqi përcollinjë mesazh për të gjithë stafin e dy televizioneve.

Ai i ka inkurajuar tëgjithë stafin e RTV Ora dhe Ora News që të vijojnë punën normalisht dhe të mosdorëzohen nga misioni i përcjelljes me vërtetësi e për tu bërë dritare e fjalëssë lirë.

Brahim Shima thotë seishte një vlerësim i madh dhe se rritja ka filluar të ndjehet.

Shima: Unë nuk jam nga stafi i parë qëka nisur udhëtimin me Ora News, ajo që më bëri përshtypje është vlerësimi ngafillimi i transmetimeve. Presionet që ndiheshin në atë kohë për ngritjen e njëmedia e cila do të ishte kundërvënie e një pushteti, jo me qëllim rrëzimin epushtetit. Nëse media nuk bën një transparencë atëherë do të jetë një mediathjesht pasqyruese pa problem. Kundërvënia ka sjellë përplasje të herëpashershme.Falenderimi i gazetarëve, që prej dy muajsh bëjnë një rezistencë ku jemi nënadministrimin e shtetit, ishte një vlerësim i madh për punën e tyre. Është njëkompleks i madh për të mbajtur televizionin. Madje me bindje them që rritja kafilluar të ndjehet. Premtimi për të qenë gjithmonë e më të fortë mendoj se ka tëbëjë me lirinë që duhet tu jepet gazetarëve qoftë në atë si e përçoni një lajmsi dhe të ftuarit që ju merrni. Ne jemi pjesë e shoqërisë. Ne kemi linjat tonapër zhvillime të ndryshme.