Kejdi Mehmetaj: Edi Rama nuk do jetë më kryeministër, e them me siguri të plotë!
Ka startuar sot sezoni i ri televiziv në RTV Ora dhe Ora News, mes tyre edhe emisioni "Kafsho" nga Chef Titi dhe Ronaldo Sharka, ku çdo ditë në 10 : 30, nën valët e RTV Ora do t'ju sjellin receta gatimi, ndërthurur me nota humori, të ftuar dhe materiale të ndryshëm.
Ajo që ka hapur këtë sezon të ri në "Kafsho" ka qenë ish-deputetja dhe nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj.
Biseda llogjikisht mes moderatorit të emisionit, Ronaldo Sharka dhe Kejdi Mehmetaj ka nisur me aktualitetin politik, si dhe për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, atë të 25 prillit vitin tjetër.
Sharka shtroi pyetjen se kush do t'i fitojë zgjedhjet e ardhshme, nëse Kejdi ka një hamendësim, pyetje së cilës Kejdi u përgjigj me siguri të plotë për faktin se Rama dhe "Rilindja" nuk do jenë më në qeverisje:
"Kush do t'i fitojë zgjedhjet nuk di të them, por ajo që mund ta them me siguri të plotë, 100%, është se Rama nuk do vazhdojë të jetë më kryeministër i shqiptarëve dhe rilindja nuk do të jetë më në qeverisje, dhe për këtë nuk ka nevojë që as ne si opozitë të bëjmë ndonjë punë të madhe, sepse ato e kanë shtruar punën në këtë mënyrë", është shprehur Kejdi Mehmetaj duke shtuar se populli është shumë i zhgënjyer, dhe se ato që bënin dikur fushatë me Ramën, sot janë kritikët e tij më të mëdhenj, kritikë që një orë më parë duhet të iki , u shpreh Kejdi.