Viti i ri shkollor, Meta thirrje nxënësve në pamundësi t'u rikthehen shkollave dhe qeverisë për të garantuar shëndetin

Përfaqësuestë shtetit dhe politikës përcollën mesazhe për nxënësit dhe mësuesit në këtëvit të ri shkollor. Presidenti Meta e vuri theksin tek domosdoshmëria për tëreaguar me qëllim ndalimin e ikjes së të rinjve jashtë vendit. Edhe opozitashprehu rezerva për një sistem arsimor të rrënuar ndërsa kryeministri Ramaevidentoi masat e marra në shkolla kundër përhapjes së koronavirusit.

Krerët e shtetit dhe politikës uruanmësuesit dhe nxënësit në ditën e parë të shkollës.

Duke apeluar prindërit që ta shohinarsimin si mënyrën më të mirë për t’i bërë fëmijët të denjë për shoqërinë,Presidenti Meta ka shprehur edhe njëherë shqetësimin e shpopullimit të venditnga të rinjtë.

Këtë fenomen e quan emergjencë kombëtare, ndaj së cilës kërkon reagim.

Ndërsa Kryeministri Rama uroi duke publikuar edhe foto që tregojnë masat e vendosura në institucionet arsimore për parandalimin e koronavirusit.

Lideri demokrat Lulzim Basha kërkon nga Qeveria që të testojë të gjithë mësuesit dhe t’i pasjisë me masa mbrojtëse, teksa thotë se kushtet në kopshte dhe shkolla janë të vështira.

Sfidë drejt suksesit për të cilën duhettë kontribuojmë të gjithë e ka quajtur kryeparlamentari Ruçi ditën e parë tëshkollës.

“Fillimi i vitit të ri shkollor ështënjë sfidë, për suksesin mbi të cilën duhet të kontribuojmë dhe do tëkontribuojmë të gjithë. Vendosmëria për të vazhduar betejat që kemi përparadallon guximtarët dhe dashurinë për jetën e dijen, nga frikacakët dhe dorëzimipara vështirësive”.

Për kryetaren e LSI-së, ato që i quandështime në arsim qeveria kërkon t’i justifikojë me pandeminë.

Sipas saj, ky do jetë viti i fundit i një arsimi të dëmtuar në palcë.

Këtë të hënë u ulën në bankat eshkollave 480 mijë nxënës, prej të cilëve 30 mijë për herë të parë.