Gaz lotsjellës ndaj naftëtarëve, 6 orë “luftë” për rafinerinë e Ballshit
Rreth 6 orë zgjati tentativa enaftëtarëve të Ballshit për të marrë me forcë Uzinën e Ballshit, pasi firma qëka marrë përsipër rivënien në punë sipas tyre nuk mbajti premtimet. Policia përdori gazin lotsjellës për tëshpërndarë naftëtarët, ku disa shfaqën probleme shëndetësore.
Pas 6 orë konfrontimesh me uniformat blu kapërfunduar protesta e naftëtarëve të Ballshit me zotimin për tu rikthyer sërishnesër së bashku me familjarët e tyre përpara rafinerisë.
"Besoj se protesta e sotme i dha mesazh të qartë atyre që e kanë marrë përsipër të jenë në një rrugë të gabuar. Po u jepet një mundësi sot të reflektojnë përmes Ministrit dhe Ministres. U bëj thirrje kolegëvëe ditën e nesërme në orën 8 të gjithë naftëtarët me fëmijët përdore, qytetarët e Ballshit, Patosit dhe Fierit, do të bojkotojmë dhe shkollën. Nuk ka jetë pa rafineri. Nëse do të përdorin gaz lotsjellës kundër fëmijëvë tanë, le ta mbajnë përgjegjësinë vet. Të gjithë qytetarët të jenë para portës së rafinerisë"bëri thirrje kreu i Sindikatës, Sokol Dautaj.
Naftëtarëttentuan të futen me forcë në uzinë që në nisje të protestës, por u zmbrapsënnga forcat e policisë që u kishin bënë bllokadë.
Kuruniformat e rendit, panë që nuk mund të rezistonin gjatë, mburojë e Rafinerisëqë administrohet nga privati u bënë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Këta të fundit në një moment përdorën gazin lotsjellës për ti shpërndarë, çka rriti tensionet.
Të paktën dy naftëtarë pësuan gjendje të fikti dhe u dërguan me mjete të rastit në spital për ndihmë mjekësore.

"E bëtë shkëlqyer punën tuaj, hodhët spraymbi nënat dhe motrat tuaja se kërkuan bukën e fëmijëve pas 40 vitesh. Kjo ështëdekorata që do të merrni kur të shkoni drejt Tiranës. Në Mallakastër do tëmbaheni mend siç erdhën FNSH në '97 për të djegur mallakastriotët. Atë portënuk e mbroni dot pafund, nuk duam ta dhunojmë. Jemi njerëzit e duhur që duam tëshkojmë te vendet e punës. E bëtë shërbimin tuaj, ulni skafandrat tuaja. Moskujtoni se nuk do të vimë nesër, me gra dhe fëmijë do të vimë këtu.Ka 30 vite qëpolitika tallet me ne.Turp tu vijë" tha përfaqësuesi i Sindikatës.
Kur situata qetësohej, mbizotëronin thirrjet për pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës në rafineri.
“Të na japin detyrimet dhe uzinën ta çojnë për skrap ku të duan.Vinë vjedhin dhe nuk ngopen, ishalla e paguajnë. Shteti të na japë çfarë na detyrohet. Kemi fëmijët në shkollë, nesër fëmijët tanë mund të ulen në karriget e tyre, nëse bëhen si këta politikanë mos u bëfshin kurrë” tha një naftëtar i revoltuar.
“Duam lekët tona!” thirrën më pas ata në kor.
Nëskenarin optimal të javës së kaluar e hëna do të shënonte rikthimin në punë. Por ata thonë se kompania private Allumme të cilën nisën të nënshkruajnë marrëveshje i mashtroi.
Në këto kushte, zgjidhjen e kërkojnë nga shteti. Pagat e prapambetura prej më shumë se një viti dhe më pas mbylljen e uzinës që ka më shumë se 8 muaj pa punë dhe sipas tyre rrezikon të prodhojë tragjedi nga mungesa e mirëmbjatjes.
“Mashtrime të radhës për tu përçarë juve për të mos kërkuar bukën e fëmijës. Në rafineri ka rënë bomba, nuk shërbehet më në rafineri brenda. Nuk duam një Gërdec në Mallakastër. Unë punoj mbi reaktorët, nuk u shërbet reaktorëve kimik. Mos të ndodhë si në Bejrut, jemi në rrezik të gjithë. Këtë forcat e rendit nuk e dinë, të vinë specialistët dhe ta shohin” tha më tej Dautaj.
Tëgjithën çka ndodhi të hënën e konsideruan paralajmërim për shtetin dhekompaninë private se tashmë ka nisur një rrugë pa kthim.

