Me xhama të thyer dhe pa asnjë kusht, shikoni ku mësojnë nxënësit e fshatit Kërkovë në Vlorë

Kjo është shkolla 8-vjeçare "Hajredin Haxhiraj"e fshatit Kërkovë të Vlorës, fshat i cili ka mbi 250 familje.

Pjesa më e madhe e nxënësve janë larguar drejtVlorës për të ndjekur mësimin. Rreth 5 vite më parë ka patur 90 nxënës ndërsa sotka 35 nxënës.

Në brendësi të saj mungon infrastruktura, kusiç mund të shikoni në video bien në sy xhamat e thyet.

Prindërit pohojnë se edhe ujin e pijshëm e kanëvendosur me lekët e tyre.

Banorët e kanë shkollën tek pragu derës dhedetyrohen çdo ditë të udhëtojnë drejt qytetit të Vlorës për të ndjekur shkollën.

Transporti ditor-vajtje ardhje kushton 200 lekë,një kosto e shtuar kjo për familjet.

Kërkova është rreth 7 km larg qendrës së Vlorësdhe mund të konsiderohet si lagje e qytetit por investimet mungojnë prej 25vitesh.

Në bashkitë Vlorë dhe Himarë këtë të hënë ulennë bankat e shkollës 11.600 nxënës.Funksionale në qytet janë 57 godina ku do tëfillojë rregullisht mësimi të ndara në 44 drejtori.