Pamjet flasin vetë/ Shikoni ku nisin mësimin nxënësit e një shkolle në Skrapar
Vitii ri shkollor nisi me probleme të vjetra në shumë shkolla të vendit.Kamera eOra News ishte në Therepelë të Skraparit dhe Kërkovë të Vlorës, për të sjelleku nxënësit e paktë që kanë mbetur mësojnë në kushte të vështira.
Kjo është shkolla 9 vjeçare “20 Gushti”në fshatin Therepelë Skraparit, ku mësojnë 28 nxënës.
Rikthimi në klasa nuk ishte aq ikëndshëm për ta.
Prej një muaji është në procesrikonstruksioni, ndaj gjysma është kantier e gjysma e përshtatur për mësim.
Mungojnë kushtethigjienike dhe tualetet, të domosdoshme në këtë kohë pandemie.
Nxënësit e Therepelit nuk janë të vetmit që u rikthyen në shkolla me probleme.
7 km nga Vlora,kjo është shkolla “Hajredin Haxhiraj” në fshatin Kërkovë, gjendjen e të cilës etregon edhe tabela e vjetër që i ka mbetur për emërtim.
Përshkak të problematikave kanë mbetur vetëm 35 nxënës.
Tëtjerët janë transferuar në shkolla të tjera të Vlorës.
"Mungojnë tualetet, një mësues i lëndëssë gjuhës jep disa lëndë. Prandaj kemi shkaur në Vlorë."
Godina është e amortizuar dhe xhamat e dritarevejanë të thyer.
Ndërsaujin e kanë çuar aty vetë prindërit.
"Nga 5 mijë lekë fëmijët e shkollësqë blenë bolierin. Kushtet nuk janë normale, duhen përmirësuar."
Njëpamje që sipas banorëve është e njëjtë thuajse prej 2 dekadash.
Kryeplakui Kërkovës thotë se kërkesa e tyre për ndërhyrje ka qenë e vazhdueshme por kanërënë në vesh të shurdhët.
"Shumë premtime kanë ardhur, jemi tëzhgënjyer."
"Shkolla në këtë gjendje është që në'93-'94".
Pavarësishtproblematikave në infrastrukturë, mësuesit thonë se ata do të tentojnë tëzbatojnë të gjitha protokollet e rikthimit në klasa në mes të pandemisë.
