Deri me 15 tetor, gati ligji për Metën

Përplasjet mes Ilir Metës dhe mazhorancës kanë vendosur në lëvizje PS-në. Komisioni i Ligjeve ka ngritur grupin e punës me tre deputetët për të përpiluar një ligj të posaçëm dhe për Presidentin.

Vasilika Hysi, Adnor Shameti dhe Alban Zeneli do të rregullojnë kompetencat kushtetuese të Presidentit.

Socialistët dhe deputetët e pakicësparlamentare do të kenë 30 ditë kohë për të parë me kujdes çdo kompetencës tëPresidentit me qëllim shmangien e përlasjeve me Ilir Metën, të paktën përperiudhën që ai do ta drejtojë këtë institucion.

Paralelisht me Parlamentin që nisi punënpër një ligj të posaçëm për Presidenti, Ilir Metën vijon axhendën e tij metakime ndërkombëtare.

Për rreth 60 minuta ambasadori i BE nëTiranë, Luigi Soreca, ka qëndruar në zyrën e Kreut të Shteit për të diskutuarmbi sfidat Shqipërisë për rrugën e integrimit.

Një nga kushtet e vendit tonë për rrugëneuropiane është reforma zgjedhore, dhe për këtë arsye Komisioni i Ligjeve kangritur grupin e punës për draftimin e ndryshimeve të reja në kod Zgjedhor.

Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dheKorab Lita  deri me 30 shtator duhet tëkenë kenë gati draftin përfundimtar për përcaktimin e listave e hapura dhekoalicionet parazgjedhore në Ligjin Zgjedhor.