Shkolla nis me kaos, prindërit nuk respektojnë distancën, grumbull në oborr

480 mijë nxënës të arsimit parauniversitar nisën sot vitin e ri shkollor, por në kushte terësisht të tjera, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

30 mijë vogëlushë me maska në fytyrë nisën klasën e parë, ndërkohë që brenda ambienteve të shkollave ishin marrë masat e nevojshme për të ruajtur distancimin fizik.

Por pavarësisht se Covid-19 vijon të infektojënjë numër të lartë qytetarësh, prinderit nuk i kane marre ne konsideratethirrjet e eksperteve dhe jashtë kangjellave të shkollave në kryeqytet qëndruante grumbulluar.  

Pamjet vijnë nga  shkolla “17 shkurti” në zonën e Freskut në Tiranë.

https://youtu.be/NNLxG3zXII0

Në hyrje te shkollave nxënësve iu mattemperatura dhe ne rastet kur termometri tregoi mbi 37 gradë, nuk është lejuarhyrja në klasë.

Pasi nxënësit u dezinfektuan, e duke ruajtur distancën,u shoqëruan nga mësuesit drejt bankave. Kjo procedurë do të ndiqet çdo ditë.

Veç librave e sendeve personale nxënësit kanëedhe dezinfektantin, e gjithsecili e ka të shkruar vendin ku do të ulet.

Mësimi në shumë shkolla të kryeqytetit do të zhvillohet me dy turne, siç është edhe rasti i shkollës "Ahmet Gashi".

Në të gjitha shkollat e vendit dhe përreth ambienteve të tyre u vu re prezencë e shtuar e policisë për të parandaluar çdo situatë të pakëndshme që mund të ndodhte.