I dehur, përplasi makinën me 4 vajza në dalje të tunelit, arrestohet drejtuesi i “Benzit”
Policia e Elbasanit ka arrestuar drejtuesin e mjetit që u u përplas mbrëmjen e djeshme në dalje të tunelit të Kërrabës me një makinë tjetër ku udhëtonin 4 vajza, 2 prej të cilave fatkeqësisht humbën jetën.
Drejtuesi i mjetit tip “Benz” Behar Pema ka qenë në efektin e alkoolit. Nga testet e bëra, ia rezultoi në masën0.93 mg/l në testin e parë dhe 0.99 mg/ l testin e dytë.
Mbi 58 vjeçarin, banues në Tiranë rëndojnë dyakuza, "Shkelja e rregullave tëqarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i mjetit në mënyrë tëparregullt".
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranëGjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.
Në aksidentin e rëndë të një dite më parë nëaksin rrugor Tiranë-Elbasan, Pema dukedrejtuar mjetin tip "Benz" në gjendje të dehur është përplasur memjetin tip "Volksëagen", me drejtuese shtetasen Denisa Dibra 26vjeçe, banues në Shkodër.
Për pasojë kanë ndërruar jetë në spital dy pasagjeret, shtetaset Xhaneta Qallia dhe Lusinda Garunja 19 dhe 18 vjeçe, të dyja banuese në Shkodër, si dhe janë plagosur shtetaset Denisa Dibra dhe Nervida Garunja 19 vjeçe, banuese në Shkodër, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Lexo edhe: Drejtuesi i “Benzit”, i dehur, përplasi makinën me 4 vajza
Aksident i rëndë në tunelin e Elbasanit: 2 vajza ndërrojnë jetë, 2 të tjera në gjendje të rëndë