Sarandë: Goditet me thikë në gjoks përmbaruesi privat
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku njëperson është plagosur me thikë.
Sipas informacioneve të para, përmbaruesi privat Bafjar Nelaështë thëlluar nga agresori I identifikuar si Aleksandër Camandioti gjatë kohësqë po dërozonte njoftimin për masë sigurie të 2 apartamenteve.
Baftjar Nela është plagosur në gjoks dhe aktualisht ndodhet në Urgjencën e spitalit Sarandë.
"Rreth orës 7:20, ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës, shtetasi B. N., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë ushtrimit të detyrës si përmbarues privat ( ka shkuar te beje njoftim ) është goditur me thikë nga shtetasi A. C., 54 vjeç, banues në Sarandë.Aktualisht shtetasi B. N. ndodhet jashtë rrezikut për jetën" njoftoi policia.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.