Bënë kërdinë me vjedhje nga Qeparoi në Dhërmi, një bie në pranga 3 në kërkim

Një person është ndaluar dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkimtë akuzuar si autorë të një sërë vjedhjesh të ndodhura në jug të vendit.

Të akuzuarit janë pjesëmarrës në disa vjedhjesh të ndodhur nëQeparo, Shën Vasil, Nivicë dhe Dhërmi.

Sipas informacioneve, si rezultat i operacionit të koduar “Qeparoi”është bërë e mundur  ndalimi dheprangosja e N. P., 42 vjeç, banues në Lushnjë, si dhe janë shpallur në kërkimshtetasit A. S., 46 vjeç dhe A.(H.) N., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dheK. R., 36 vjeçe, banuese në Qeparo, Himarë.

“Shtetasi N. P., nëbashkëpunim me 3 shtetasit e tjerë të shpallur në kërkim, dyshohet se janëautorë të disa vjedhjeve, të cilat i kanë kryer në vende të ndryshme si banesadhe ambiente të hapura”, njofton Policia.

Më datë 31.07.2020, në fshatin Shën Vasil, dyshohet se këtashtetas kanë vjedhur me thyerje banesën e braktisur të shtetasit L. Q., vend nëtë cilin është gjetur një armë zjarri kallashnikov, e cila dyshohet të jetë eautorëve të mësipërm, pasi këta shtetas e përdornin këtë banesë si vendstrehimgjatë kryerjes së vjedhjeve.

Më datë 07.09.2020, në Himarë, kanë vjedhur 2 motomjete në pronësi të shtetasve N. P. dhe T. P. Në të njëjtën ditë dyshohet se kanë vjedhur sendet personale të shtetasit maqedonas Z. T., në hotelin ku ai ishte akomoduar për pushime.

“Gjithashtu, këtashtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer edhe 10 vjedhjetë tjera, kryesisht sende personale të personave të ndryshëm në Dhërmi tëHimarës, për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre”, vijon mëtej njoftimi i Policisë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentin eplotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve në fushën evjedhjes, si dhe për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim.