Fillimi i vitit të ri shkollor, policë të Kriminales dhe efektivë rrugorë në çdo shkollë

Policia ka ndërmarrënjë sërë masash të rrepta për garantimin e rendit dhe sigurisë me rastin enisjes së vitit të ri shkollor.

Në të gjitha shkollate vendit dhe përreth ambienteve të tyre do ketë prezencë të shtuar të Policisësë Rendit dhe të Policisë Kriminale, me qëllim vlerësimin, sqarimin në kohë,ndjekjen me përparësi të informacioneve për parandalimin e çdo akti të mundshëmkriminal në këto ambiente apo përreth tyre.

Specialistët për krimet dhe ndihmësspecialistët e policimitnë komunitet (SPZ), sidomos funksioni që ka drejtimin e punës me të rinjtë,nxënësit dhe me shkollat, do të marrin pjesë në takimet që zhvillohen nëshkolla, si në bordin e prindërve, senatin e nxënësve, duke diskutuar dhetrajtuar problemet apo shqetësimet që lidhen me sigurinë në këto institucione.