Shkollat hapin dyert për nxënësit, Ora News ju uron suksese në rrugën e dijes
Shkollat sot në tëgjithë Shqipërinë hapin dyert për nxënësit për të nisur kështu vitin e rishkollor 2020-2021.
Janë rreth 480 mijënxënës do të ulen në bankat e shkollave, ndonëse në një situatë aspak tëzakonshme.
Për shkak të situatësnga pandemia e koronavirusit, në shkolla do të ndiqen një protokoll i veçantësigurie, në mënyrë të tillë që të minimizohet përhapja e COVID-19.
Ky vit shkollor do tëzhvillohet për disa shkolla me 2, 3 apo dhe 4 turne, në mënyrë të tillë qëfluksi i nxënësve të jetë më i vogël në klasa, pasi nëpër banka lejohet vetëmnga një fëmijë dhe të pajisur detyrimisht me maska.
Orët mësimore do të jenë30 minuta.
Ora News ishte nëambjentet e shkollës "Ahmet Gashi" për të ndjekur nga afër këtëproces.
"Drejtoria e kësajshkole ka marrë të gjitha masat anti-covid. Në hyrje nxënësit do të futen njënga një në shkollë, do tu matet temperatura, do të dizenfektohen dhe më pas dotë shoqërohen në klasa. Në banka ndodhen dy emra nxënësish, i turnit të parëdhe ati të pasdites" raporton gazetarja e Ora News Sonila Musai.
"Secili ka emrin nëbankë dhe distanca do të ruhet duke u ulur në mënyrë diagonale" shpjegoi mëtej Zysh Zamira.
Ja rregullat që duhet të ndjekin nxënësit
Të gjithë do të duhet të jenë pajisur me maska dhedo të duhet të ruajnë një distancë prej 2 metra. Më pas nxënësit do tëduhet të ndjekin vijëzimet në ambientet e oborrit të shkollës për t’udrejtuar në ambientet e brendshme.
Më pas para se të futen në klasë ata do të duhet të ndalojnë në një kënd të posaçëm ku do i presë infermieri për të bërëmatjen e tyre të temperaturës dhe dezinfektimin paraprak.
Pas këtij procesi ata do të bëjnë dhe dezinfektimin e kepucëvenë vendin përkatës i cili do të jetë i vendosur para derës të shkollës.
Në momentin që do të futen në klasë nxënësit do të jenë tëvendosur në radhë duke ruajtur distancën por do të kenë të njëjtën bankë që ngadita e parë deri në ditën e fundit të shkollës.
Nëse nxënësit i duhet të lëvizë jashtë klasës për nevojat e tijpersonale dikush do jetë duke e pritur jashtë klasës për ta shoqeruar.
Atyre nuk do u lejohet të qëndrojnë apo lëvizin në korridore,përveç momentit kur hyjnë në klasë dhe kur dalin pasi përfundon mësimi.
Të gjithë nxënësit do të duhet të kenë me vete një formular kudo të jetë e deklaruar gjendja e tyre shëndetësore dhe e familjarëve e cila dotë plotësohet nga prindërit.
E njëjta gjë do të jetë e vlefshme edhe për mësuesit. Ata do të duhet të jenë të pajisur me maska gjatë gjithë procesit mësimor.
