Nuk ndalen abuzuesit: Arrestohet 66 vjeçari në Berat, ngacmoi seksualisht të miturin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2020, 08:55
Nuk kanë të ndalurabuzimet seksuale në vend.
Një 66-vjeçar uarrestua në Berat, pasi dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur 16-vjeçar.
''Nga Specialistët e seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.O, 66 vjeç, banues në Berat. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetas 16 vjeçar'', informon policia.
Opinioni publik u trondit pas pas historisë së tmerrshme të bërë publike një ditë më parë (12 shtator), ku një 13-vjeçare në Pogradec ishte dhunuar e përdhunuar nga një 46-vjeçar në fshatin Vërdovë në Pogradec.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Ngacmimi seksual".
(Foto ilustruese)