Priska në flakë, zjarrfikësit "luftë me lopata", Meta kritika qeverisë dhe bashkisë
Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqeme shkurre në zonën e Priskës në Tiranë.
Zjarri vijon prej disa orësh ndërkohëqë janë angazhuar disa forca zjarrëfikëse por janë duke përdorur mjeterrethanore. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.
Situatën po e ndjek dhepresidenti Ilir Meta i cili përmes një postimi në Facebook i bën thirrjeautoriteteve që të angazhohen me të gjitha mjetet e tyre për të shuar zjarrin.
Ai shkruan se për këtë krim mjedisor duhet të mbahet përgjegjësi ligjore.
Postimi i plotë:
Me shqetësim po ndjek situatën aktuale të përhapjes së vatrës së zjarrit në zonën e Priskës, në Tiranë.
U bëj thirrje autoriteteve qendrore dhe vendore të mos humbin më kohë në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin që po dëmton seriozisht pasurinë publike.
Është e pajustifikueshme për strukturat e Shërbimit Zjarrfikës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes që prej orësh nuk kanë angazhuar të gjitha mjetet dhe efektivët për minimizimin e pasojave.
Për këtë krim të rëndë mjedisor duhet të mbahet përgjegjësi ligjore!